Nëse… do të duhej të ndërprisja të gjitha punët që kishin lidhje me Atdheun!

Pas përfundimit të studimeve mora oferta të mëdha biznesi nga kompanitë shtetërore në Serbi. Refuzova çdo gjë, sepse e dija që nëse do të filloja të punoja në një kompani shtetërore, do të duhej të ndërprisja të gjitha punët që kishin lidhje me Atdheun

Nga Amina Nuraj

PËR TË GJITHË ATA QË DUAN TË DIJNË MË SHUMË DETAJE KUSH ËSHTË AMINA NURAJ

Këtë sqarim telegrafik po e bëjë për ata që nuk e dinë historinë time por flasin sikur kanë jetuar me mua 24 orë, 26 vjet:
Pas përfundimit të studimeve mora oferta të mëdha biznesi nga kompanitë shtetërore në Serbi. Refuzova çdo gjë, sepse e dija që nëse do të filloja të punoja në një kompani shtetërore, do të duhej të ndërprisja të gjitha punët që kishin lidhje me Atdheun. Edhe pse kam pasur shumë presion nga familja dhe nga lagjja me fjalët “Ti je e çmendur, ti e di se çfarë bëjnë njerëzit për të hyrë në një nga kompanitë shtetërore dhe ata vijnë tek ti për t’ju lutur”. Ata nuk më luten sepse kanë pasur dashuri ose respekt për mu, por sepse isha një rrezik i madh për ta. E kam ditur se që nga dita kure do të vendosja emrin dhe mbiemrin tim në listë (kontratën e punës) do të detyrohesha të isha njeriu i tyre.
Kur fillova të punoja në një furrë buke në Pazarin i Ri, ata qeshën me mua dhe më thanë: “Kjo do të thotë kur je budalla.

Kur nuk dëshiron të punosh në një kompani shtetërore, por punon vetëm për 200 euro për 9 orë në një furrë buke.” Ata nuk e dinin që në atë kohë unë isha më e kënaqur me rrogën time 200e se sa ata me 600+. Nga që nuk isha skllave e askujt, nuk kisha ligj për të punuar. Teksa ata kur i kanë marr rrogat i kanë marr me kokën të ulur, derisa unë 200 euro i mora me buzëqeshje se e di që nuk kam tradhtuar askënd, dhe se një ditë do të kem gjithçka që kam sot. Rreziku dhe presioni që kam pasur dhe e kam është sepse ata e dinë se nuk mund të më blinin apo të më heshtnin. Nuk mundën dhe nuk do të mund të më shantazhojnë me asgjë sepse emrin tim e kam ndërtuar në një rrugë të pastër.
Ndonëse kam përjetuar momente të vështira në jetën time, kam besuar në veten time dhe në fatin e mbështetur te Zoti, se do të vinte dita kur do të mund të bëja punë për kombin dhe Atdheun tim me faqe të bardhë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

BDI: KULTURA SHQIPTARE NËN MAJORIZIM INSTITUCIONAL

BDI-ja në një reagim në Facebook thanë se: Të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi...

Mickovski paralajmëron fundin e 50 lëndve aktive të korrupsionit të lartë që ruheshin në “fjoka” (sirtar)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se aktualisht janë në procedurë mbi 50 lëndë për korrupsion të lartë, të cilat, sipas tij,...

Çmimi i luftërave të Izraelit: Operacioni i “pagerëve” kushtoi rreth 270 milionë dollarë

Operacioni ushtarak i Izraelit i njohur si operacioni i “pagerëve” ka pasur një kosto prej rreth 1 miliard shekelësh, që përkthehet në afërsisht 270...

Taulant Seferi në super-formë, ka shënuar 12 gola në Turqi

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e...

Meral Ferati nga sot zyrtarisht emërohet drejtoreshë në spitalin Gjinekologjik në Çair

Dr. Meral Uzeiri Ferati do të udhëheqë nga sot e tutje me I.P.SH Spitalin e Specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” në Çair. Emërimi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu