SKANDAL në Zhelinë / Shkolla në udhëheqje të Blerim Sejdiut lëshon deftesë me “Republika e Serbisë” – Mendjet ende ju rrinë në Beograd?! (DOKUMENT)

Skandalet në komunat e udhëhequra nga kryetarët e koalicionit VLEN vazhdojnë. Portali TS ka siguruar një rast të paprecedentë që ka ndodhur në shkollën fillore “Fan Noli” në fshatin Trebosh, komuna e Zhelinës, ku kryetar është Blerim Sejdiu.

Sipas burimeve të sigurta të TS, një nxënësi i kësaj shkolle (Emri dhe të dhënat personale të nxënësit janë ruajtur për arsye privatësie) i është lëshuar deftesa e klasës së dytë me mbishkrimin “Republika e Serbisë”, sikur ai të ishte shtetas i Serbisë. Në realitet, nxënësi jeton në Trebosh dhe është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ende nuk dihet pse ka ndodhur ky gabim nëse është thjesht një lëshim teknik apo ka qëllime të tjera prapa këtij veprimi. Prindi i nxënësit është shprehur i shqetësuar dhe ka kërkuar sqarime, por deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar as nga shkolla, as nga Drejtoria Arsimore dhe as nga Komuna e Zhelinës.

Ndërkohë, ky rast po komentohet gjerësisht si pasqyrë e kaosit institucional në komunat që drejtohen nga VLEN.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës dhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka pranuar donacion prej 800 mijë eurosh nga një kompani serbe. Ky veprim ka shkaktuar valë reagimesh në Maqedoni të Veriut, në Kosovë dhe Shqipëri, ku ky akt është parë me dyshim dhe shqetësim për ndikimin e mundshëm serb në institucionet shqiptare gjegjësisht në komunat shqiptare siç është Tetova. Madje gazetarja e njohur e EruoNews Albania është shprehur se Serbia dhe Kisha serbe asnjëherë nuk japin donacione pa qëllime, nëse ata sot japin donacione nesër thonë kjo është toka jonë tokë serbe./TS/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ka shkaktuar një skandal të madh sa i përket arsimit në Maqedoninë e Veriut. Analistja Nafie Selmani ka...

Ish-oficeri i CIA-s ngre shqetësime për përgjimin përmes televizorëve inteligjentë

Një ish-oficer i CIA-s, John Kiriakou, ka deklaruar se agjencia amerikane e inteligjencës ka aftësinë të hyjë në distancë në disa televizorë inteligjentë, të...

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kjo është Shqipja e Vjetër, shqipja e Skënderbeut, që ruhet dhe mbahet gjallë në Italinë e Jugut nga Komuniteti arbëresh. Kjo trashëgimi e pasur shpirtërore,...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është krijuar së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4. Teksa banorët po kalonin momente...

Komandanti ukrainas publikon pamjet e sulmit ndaj rafinerisë dhe fabrikës ruse të çelikut

Robert "Magyar" Brovdi, komandant i ushtrisë ukrainase, ka publikuar pamje që tregojnë sulme në rafinerinë e naftës Ryazan në Rusi dhe në fabrikën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu