Në prehërin e Mickos!

Pa dorashka

Ky është shpërblimi për Bilin e vockël nga ana e kryekomitit Micko (duke e mbajtur në prehër vasalin e vockël), me urdhër të prerë për administratën qeveritare, gjykatës dhe prokurorë, shefa policie dhe për ministrin e brendshëm, për një kujdes të veçantë për kryetarin e komunës së Tetovës, ku nga sot e tutje, zyra e tij do të jetë në mbikqyrje të qeverisë, si objekt i rëndësisë së veçantë në mbrojte të shtetit.

Përkujdesja e shtetit ndaj Bilit të vockël por sherrmadh, bëhet me motivacion: Për përgjigje fletërrufe ndaj ambasadorit “shqiptaromadh” Mejdani, i cili ndërhyri në punët e brendshme të “državës”!

Kësisoj, po ngjizet miqësia mes vasalëve të VREDI-t me komitët ku këta të fundit do t’i mbështesin nga vasalët e tyre komitët në zgjedhjet lokale siç janë: Struga me kandidatin e VMRO-së, Mendi Qyrën apo Kërçova me cjapin vredist, dhe kështu me radhë nëpër komuna ku VREDI nuk ka shanse të fitojë siç janë Dibra apo Vrapçishti e Gostivari, fora e ngrohtë e miqve komitë do të jenë aty për t’i mbështetur ata.

Prandaj, çmenduria dhe harbimi i Bilit të vockël dhe sherrmadh ishte jovetëm antishqiptar por edhe shprehje e panikut sepse z. Mejdani po bën detyrën që duhesh ta kishim bërë ne.
Ky veprim ka zemëruar despotin Micko i cili ndërseu konen e tij për ta kafshuar z. Mejdani ndaj ndërhyrjes për shkollën shqipe në fshatin Nerovë.

Dhe historia përsëritet si para tri a katër dekadave më parë, kur populli shqiptar u rreshtua me të drejtën dhe interesat kombëtare dhe pushteti titist nga ana tjetër me shqiptarët e “ndershëm” që sulmonin Shqipërinë për nxitje të irredentizmit shqiptar dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.

Trimat e VREDI-t janë Sejdo Bajramoviqët e kohës së re, të “ndryshimit” dhe të vasalitetit, të nënshtrimit, e të denigrimit, të përdhodjes së dinjitetit kombëtar për shkak të ladutërisë për një çik pushtet e për më shumë para!

Kjo ëshë fytyra e vërtetë e vredistëve që erdhën me premtimin e madh për “ndryshim”, duke ndenjur në prehërin e despotit Micko!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu