Në Poloni nisin procedurat për t’i ndaluar hyrjen Millorad Dodikut

Në Poloni ka nisur procedura për ndalimin e hyrjes dhe tranzitit nëpër këtë shtet për udhëheqësin e entitetit të Republika Sërpska, Millorad Dodik.

Kjo është konfirmuar më 13 maj për Radion Evropa e Lirë nga Ambasada e Polonisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Procedura është iniciuar për shkak të “shkeljes serioze të integritetit të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada sqaroi se nisma është ndërmarrë nga ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, dhe se një arsyetim i detajuar për vendimin do të publikohet pas përfundimit të procedurës dhe hyrjes në fuqi të ndalimit.

Pushteti në Republikën Sërpska, i udhëhequr nga Dodik, ka nisur miratimin e një sërë vendimesh dhe ligjesh antikushtetuese, për çka Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka hapur hetime ndaj udhëheqjes së këtij entiteti dhe ka lëshuar urdhërarrest ndaj tyre.

Dodik, së bashku me Nenad Stevandiq dhe Radovan Vishkoviq, përkatësisht kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin e Republikës Sërpska, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues.

Në muajin mars është lëshuar një urdhërarrest ndaj tyre, pasi nuk iu përgjigjën thirrjes për t’u paraqitur në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u marrë në pyetje.

Më 26 shkurt, Gjykata e dënoi Dodikun me një vit burg, si dhe e ndaloi të ushtrojë funksionin e presidentit të Republikës Sërpska për një periudhë gjashtëvjeçare, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për shkak të veprimeve që përbëjnë kërcënim për rendin kushtetues të Bosnjës, Gjermania dhe Austria i vendosën Dodikut, Stevandiqit dhe Radovan Vishkoviqit ndalim hyrjeje në prill.

Dodik, së bashku me anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët politikë kyç, tashmë ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa sanksione ndaj tij ka vendosur edhe Mbretëria e Bashkuar./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu