Në Maqedoni gjatë vitit 2025 janë regjistruar 38 raste të reja me HIV/SIDA dhe tetë vdekje

Gjatë vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 38 persona të rinj me HIV/SIDA, që përfaqëson një incidencë prej 2,1 raste për 100.000 banorë, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik me rastin e 1 Dhjetorit – Ditës Botërore të Luftës kundër SIDA-s.

Numri i rasteve këtë vit është 25,5% më i ulët krahasuar me vitin 2024, kur u raportuan 51 raste. Për krahasim, në vendet e BE-së incidenca për vitin 2024 ishte 5,3 raste për 100.000 banorë.

Shumica e rasteve të reja në vitin 2025 janë banorë të Shkupit, ndërsa pjesa tjetër paraqiten si raste të izoluara në 14 qytete të ndryshme të vendit. Një rast i regjistruar është i një shtetasi të huaj.

Nga raporti i ISHP-së thuhet:

8 persona kanë humbur jetën nga shkaqe të lidhura me SIDA-n. Nga 38 rastet e reja, 37 janë meshkuj dhe vetëm 1 femër.Mosha mesatare e të infektuarve është 35 vjeç, me diapazon nga 23 deri në 64 vjeç.73,7% e rasteve janë në grupmoshën 20–39 vjeç.Prevalenca në afat të gjatë

Maqedonia e Veriut konsiderohet vend me prevalencë të ulët të HIV-it. Nga viti 1987 deri në vitin 2025 janë regjistruar gjithsej 726 raste me HIV/SIDA. Megjithatë, ka një rritje të dukshme vitet e fundit – 32% e të gjitha rasteve janë regjistruar vetëm në pesë vitet e fundit.

Në të njëjtën periudhë kanë vdekur 138 persona nga shkaqe të lidhura me SIDA-n, që përfaqëson një shkallë vdekshmërie prej 18,2%.

Ndikimi i terapisë antiretrovirale

Sipas ISHP-së, terapia antiretrovirale ka përmirësuar ndjeshëm mbijetesën e njerëzve që jetojnë me HIV. Në 10 vitet e fundit, nga 447 rastet e regjistruara, vetëm 33 kanë përfunduar me fatalitet, që është një shkallë vdekshmërie prej 7,4%.

Rrugët e transmetimit

62,1% e rasteve janë burra që kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra.

Transmetimi heteroseksual është regjistruar tek 229 raste gjithsej.

HIV, ende një problem madhor global i shëndetit publik

HIV mbetet një nga sfidat më të mëdha globale të shëndetit publik.

Deri sot janë regjistruar rreth 44,1 milion vdekje nga shkaqe të lidhura me HIV/SIDA.

Transmetimi i virusit vazhdon të ndodhë në të gjitha vendet e botës.

Sipas vlerësimeve:

Në fund të vitit 2024 në botë jetonin 40,8 milion njerëz me HIV, prej të cilëve 65% në Afrikë.

Gjatë vitit 2024, rreth 630.000 persona humbën jetën nga shkaqe të lidhura me HIV-in.Rreth 1,3 milion njerëz u infektuan rishtazi me HIV.Ndonëse nuk ekziston një kurë për HIV-in, falë parandalimit efektiv, diagnozës së hershme, terapisë antiretrovirale dhe kujdesit të vazhdueshëm, përfshirë trajtimin e infeksioneve oportuniste, HIV është shndërruar në një sëmundje kronike e kontrollueshme. Kjo u mundëson njerëzve me HIV të jetojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Kujtojmë se, çdo vit në vend, 46 persona sëmuren me HIV dhe 440 po marrin trajtim.

Këta pacientë janë të pakënaqur për shkak të mosparashikimit të mjeteve minimale të nevojshme për trajtim dhe parandalim në Programin për Mbrojtjen e Popullsisë nga infeksioni HIV në buxhetin e vitit 2025.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu