LAGOS – Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy persona të tjerë humbën jetën, thanë autoritetet zyrtare dhe burime të besueshme të medias. 
Ngjarja ndodhi më 29 dhjetor 2025 rreth orës 11:00 paradite lokale në autostradën Lagos-Ibadan, në shtetin Ogun, jugperëndim të vendit. Joshua ishte pasagjer në një Lexus SUV, i cili u përplas me një kamion të ndalur, sipas deklaratave të policisë dhe Federal Road Safety Corps. 
Autoritetet njoftuan se dy prej pasagjerëve, identifikuar si Sina Ghami dhe Latif Ayodele ,anëtarë të afërt të ekipit të tij vdiqën në vend nga lëndimet. Joshua, 36 vjeç, pati vetëm lëndime të lehta, u nxor nga vetura e dëmtuar dhe u dërgua në spital, ku mbetet në **gjendje të qëndrueshme për **vëzhgim mjekësor. 
Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit, me paralajmërime se mjeti mund të ketë lëvizur me shpejtësi tej normave gjatë një manovre tejkalimi kur humbi kontrollin. 
Ngjarja tronditi komunitetin sportiv global, teksa shumë figura i shprehën ngushëllime familjarëve të viktimave dhe mbështetje Joshua.
