Ndalohet një person nga Shkupi, dyshohet se ka bërë raportim të rrejshëm

SPB Tetovë njofton se kanë ndaluar një vajzë nga Shkupi pasi ka bërë raportim të rrejshëm.

“Më 19.01.2024 në orën 00.00, zyrtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 18-vjeçaren R.I. nga Shkupi.

Një ditë më parë rreth orës 21:30, ajo kishte raportuar se E.I.(55) nga Tetova e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte mbajti kundër vullnetit të saj në shtëpinë e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve në bashkëpunim me Qendrën për Çështje Sociale Tetovë, u konstatua se ajo kishte bërë raportim të rrejshëm lidhur ngjarjen dhe më vonë në një bisedë zyrtare ajo pranoi se kishte qëndruar në shtëpi me vullnetin e saj.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 366 paragrafi 1 në lidhje me nenin 140 paragrafi 1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ivanka Trump i hyn kërkimeve për Shqipërinë, u tregon të gjithëve se çfarë po lexon

Vajza e Donald Trump, Ivanka, duket se është shumë e interesuar për Shqipërinë. Ajo ka postuar një Story në Instagram duke treguar tre librat...

Hoxha Omer Dauti: Kush fal një dhunues, bëhet bashkëfajtor!

Hoxha Omer Dauti ka reaguar fuqishëm ndaj rasteve të dhunës dhe ndaj tendencës së disa institucioneve apo individëve për t’i falur ose relativizuar dhunuesit....

Bedri Hamza kërkon largimin e sanksioneve, ia përmend BE-së edhe Gjykatën Speciale

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të...

Shqiptari e rrëzon për 30 sekonda boksierin amerikan (VIDEO)

Boksieri Kristian Prenga shkëlqeu në maçin e tij të fundit në SHBA, duke mbyllur duelin brenda 30 sekondash. Në ringun e Atlantic City, boksieri shqiptar...

Avokati Zenki paralajmëron pronarët e veturave: Transferoni menjëherë pronësinë, përndryshe paguani gjobat e të tjerëve!

Avokati i njohur tetovar, Vullnet Zenki, ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë pronarët e veturave në Republikën e Maqedonisë së Veriut,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu