Ndahet nga jeta Mjeshtri i Madh Zef Deda

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit Zef Deda. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i njohur Julian Deda.

Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si ‘Charlie Chaplin’ i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Princi saudit “hap thesin” për Trumpin, 1 trilionë $ investime dhe marrëveshje për avionët F-35

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti këtë të martë, më 18 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë, princin e kurorës së Arabisë Saudite,...

ASH e Selës shkëputet nga AKI: drejt veprimit autonom dhe grupit të pavarur parlamentar

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela ka vendosur të veprojë në mënyrë tërësisht autonome, pas një mbledhjeje të Kryesisë ku u analizua...

Clark: Akuzat për trafik organesh- qesharake dhe dezinformim rus

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka hedhur poshtë akuzat e dikurshme për trafik organesh gjatë luftës në Kosovë, duke i quajtur ato plotësisht të pabaza...

Ish-kryeministri Georgievski: “Kombi maqedonas ka dalë nga ai bullgar”- Vestimak.mk ndez debat të ri historik

Uebsajti bullgar në gjuhën maqedonase Vestimak.mk, i redaktuar nga Sofja, ka publikuar një material që po ngjall reagime në Shkup. Në videon e publikuar,...

Me pompozitet premtohet para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve anulohet. Tenderi për Sheshin ‘Skënderbeu’ anulohet nga Ministria e Transportit

Me gjithë premtimet e bujshme para zgjedhjeve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka anuluar tenderin për fazën e tretë të sheshit “Skënderbeu” – vetëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu