Naim Murseli deklarohet i pafajshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Në seancën fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt, bashkëshorti i saj është deklaruar “plotësisht i pafajshëm” për vrasjen e saj. I akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin, Granit Plava tha se zgjedh të mbrohet në heshtje, ndërkaq Tom Dodaj ka pranuar fajësinë.

Dodaj është përfshirë në akuzë, pasi i ka shitur armën Murselit, me të cilën më pas është kryer vrasja e Liridona Ademajt. Liridona Ademaj, 30 vjeç, u vra më 29 Nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Rasti fillimisht ishte raportuar si “grabitje me pasoja të vrasjes”, por dy ditë më vonë autoritetet kishte arrestuar dy persona. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

Gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, tha gjatë seancës më 31 Janar se nëse gjenden fajtorë Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm.

Ndërkaq, Tom Dodaj mund të dënohet nga një deri me tetë vjet burgim. Gjykata tha se pas pranimit të fajësisë, aktgjykimi ndaj Dodajt do të shpallet në orën 12:40. Seanca fillestare për këtë rast ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Gjatë shqyrtimit fillestar më 31 Janar, Prokuroria ka lexuar aktakuzën që rëndon ndaj katër të akuzuarve. Aty thuhet se Naim Murseli kishte premtuar 30.000 kompensim për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, dhe madje e kishte mbajtur me njërën dorë, që ajo të mos shmangte plumbin.

Prokuroria: Naim Murseli planifikoi vrasjen e Liridonës
Duke folur për pjesën e aktakuzës ndaj Naim Murselit, prokurorja Javorka Përlinçeviq, tha se Murseli kishte bërë plan për ta vrarë Liridonën nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”.

Prokuroria tha se më 25 qershor 2022, është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën në vlerë prej 3.000.000 kruna suedeze me qëllim që pas vdekjes së saj, Naim Murseli të përfitonte këtë sigurim.

Prokuroria tha se Naimi ia ka shpalosur planin e tij të akuzuarit Kushtrim Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes dhe ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyra për ta realizuar.

Më pas në këtë çështje, sipas Prokurorisë është përfshirë Granit Plava dhe të tre janë pajtuar që Plava ta kryejë vrasjen dhe Murseli do ta kompensonte me një shumë prej 30 mijë eurosh.

Ndërkaq, përfshirja e Tom Dodajt është bërë më 29 nëntor 2023, kur Murseli ka blerë një pistoletë dhe 20 fishekë nga ai, në vlerë prej 280 eurosh, armë që është përdorur për vrasjen e Liridonës.

Vrasja, tha Prokuroria është kryer në intervalin kohor nga 19:00 deri në 20:18, në vendin e dakorduar mes tre të akuzuarve, e inskenuar në atë formë me qëllim që të dukej si grabitje.

“…Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka, Naimi me fëmijët kanë dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Vjosa Osmanin deri natën e fundit, nuk e kam shti në listë në zgjedhjet e 2017”, Mustafa: U bë me insistimin e Avdullah Hotit

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se në vitin 2017 ai nuk ka qenë pro që Vjosa...

Ageler: Jam e bindur se po punohet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese

Ambasadorja amerikane, Angela Ageler, në një intervistë për TV21, tha se është e bindur se po punohet aktivisht për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, të...

Ndalimet e ish-ushtarëve të UÇK-së në Serbi vazhdojnë: OVL-UÇK apelon të shmangen pikëkalimet kufitare

Pikëkalimet kufitare me Serbinë po mbeten burim i vazhdueshëm rreziku për ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ish-policët dhe policët e...

Hasani akuzon presidenten Osmani për shkelje kushtetuese: Propozimi për seancën e buxhetit, “skandali më i madh”

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për shkelje të rëndë të Kushtetutës në...

Presidenti turk dhe Papa Leo do të mbajnë konferencë për shtyp në Ankara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Papa Leo do të mbajnë një konferencë për shtyp sot në Sallën Cihannuma në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu