Multimilioneri nga Maqedonia u ka shitur kompanitë e tij qytetarëve inekzistentë nga Kosova (VIDEO)

Biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov, është i akuzuari kryesor në aktakuzën e miratuar nga Gjykata Penale në Shkup, të ngritur nga Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndaj 10 personave dhe 13 kompanive, për krime të rënda financiare me vlerë dhjetëra milionë euro. Prokuroria ka kërkuar edhe konfiskimin e aseteve të ngrira.

Sipas aktakuzës, Krmzov dhe nipërit e tij dyshohen si organizatorë të një skeme kriminale që, përmes një rrjeti kompanish, kanë lëshuar fatura fiktive për të përfituar kthim të paligjshëm të TVSH-së dhe për të ulur detyrimet tatimore. Në këtë rast akuzohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë, tre kontabilistë dhe disa kompani, përfshirë ndërtuesin “Krmzov – MR”, raporton emision KOD.

Hetimet kanë zbuluar edhe dyshime për pastrim parash përmes Kosovës, ku prona në Strumicë janë shitur disa herë me çmime deri në 18 mijë euro për metër katror, përmes subjekteve të regjistruara në emër të qytetarëve joekzistues nga Kosova, duke krijuar qarkullim artificial të pronësisë dhe dyshime për fshehje të origjinës së parave.

Prokuroria njofton se përmes kësaj skeme janë paraqitur 67 milionë euro TVSH hyrëse, nga të cilat 22 milionë euro janë kthyer nga DAP, ndërsa 7.5 milionë euro janë përdorur për mbulimin e tatimeve. Paratë janë transferuar ndërmjet kompanive, janë përdorur për blerje pronash, shlyerje kredish dhe pagesa në sektorin e ndërtimit.

Krmzov i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar të motivuara politikisht. Me miratimin e aktakuzës, çështja kalon në fazë gjyqësore, ndërsa Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurisë së përfituar nga veprat penale.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave. Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu