Muhamed Hoxha ministër i Ekologjisë? VLEN dhe VMRO takohen për rikonstruimin e Qeverisë

Në takimin e krerëve të VLEN-it dhe Kryeministrit Mickoski që po zhvillohet sonte në mbrëmje pritet që të shqyrtohen propozimet për zëvendësime të disa ministrive. TV21 mëson jo zyrtarisht nga burime të brendshme në qeveri se propozimi i partnerëve të koalicionit shqiptar për Ministër të Ekologjisë do të jetë Muhamed Hoxha, i cili pritet të zëvendësoj Izet Mexhitin në këtë resor pasi ai u zgjodh kryetar i Komunës së Çairit. Hoxha ka qenë zëdhënës i qeverisë si kuadër i BDI-së, kur integristët ishin në qeverisje me LSDM-në. Ky propozim pritet të jetë një nga temat e diskutimit. Se a do të pranohet nga Mickoski, pritet të ketë një njoftim zyrtarë pas takimit ose eventualisht gjatë ditës së nesërme.
Jozyrtarisht, rikonstruimi mund të prekë edhe zëvendësit, ku në MPB në vend të Astrit Isenit, të propozohet Bekim Ramadani.
Deputetja Saranda Imeri nga VLEN në emisionin HAJDE FLASIM, tha se analizat për emrat e rinj të ministrave bëhen në bazë ta përformancave të ministrave.

“Në opinion po qarkullojnë emra informata të ndryshme kohëve të fundit për zëvendësimin e disa ministrave me emra më të ri. këto emra nuk janë vetëm nga koalicioni VLEN por edhe nga VMRO DPMNE. Mendoj se çdo parti politike dhe çdo lider në kuadër të koalicionit qeveritar ka bërë analizat e tyre dhe në fund duhet të kenë ardhur në përfundim sa i përket performancës së ministrave të cilët udhëheqin dikasterët e ndryshme”, tha Imeri.

Ministri i Punëve dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski tha se ka komunikim që vijon, dhe se është i bindur që do të arrihet marrëveshje. Në lidhje me ndarjen e resorëve, Mucunski tha se të gjithë partnerët e koalicionit duhet ta kenë parasysh parimin për cilësi mbi sasinë.

“Jam i bindur se ditëve në vijim do të arrihet marrëveshje, që do të drejtohet në rritjen e efikasitetit të qeverisë. Një çështje që vazhdimisht edhe kryeministri mendoj para disa dite e theksoi, më lejoni që edhe unë ta them është që nuk bëhet fjalë për numrin e vendeve të partnerit të koalicionit, bëhet fjalë për kapacitetin e individëve. Dijen dhe përvojën e tyre dhe se si ata do të kontribuojnë për institucionet që duan t’i udhëheqin. Më pak të fokusohemi në sasi, më shumë të fokusohemi në cilësi”, tha Mucunski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu