Trump ‘kërcënon’ tregtarët e naftës: Mos e rrisni çmimin, po ju vëzhgoj

Me mesazhin e qartë se ai po i vëzhgon, Trump i thotë të gjithë se po shkojnë drejt duarve të armikut me vendime të tilla dhe nuk duhet ta bëjnë këtë gjë
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar një kërcënim të hapur për tregtarët e naftës duke i thënë këtyre të fundit të mbajnë çmimin e naftës në nivel dhe të mos e rrisin atë, pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Me mesazhin e qartë se ai po i vëzhgon, Trump i thotë të gjithë se po shkojnë drejt duarve të armikut me vendime të tilla dhe nuk duhet ta bëjnë këtë gjë.

“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës të ulura. Po ju vëzhgoj! Po shkoni drejt e në duart e armikut. Mos e bëni këtë!”, reagoi Trump në median e tij sociale Truth Social.
Mesazhi vjen në një kohë kur Irani ka kërcënuar të mbyllë kalimin në Ngushticën e Hormuzit, një prej pikave strategjike të kalimit të naftës në botë, e cila është nyja mes Iranit dhe Omanit dhe që nga ku më tej shpërndahet nafta në gjithë botën, qoftë në pjesën e indo-paqësorit, qoftë në Mesdhe dhe Atlantik.

Kina ndërkaq ka njoftuar Iranin në mënyrë zyrtare që të mos mbyllë ngushticën e Hormuzit, ose në të kundërt rrezikohet një përshkallëzim i vërtetë në ekonominë botërore dhe Lindjen e Mesme.

Kjo thirrje e Kinës vjen pasi SHBA-të, përmes Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, i bënë thirrje Pekinit zyrtar të parandalonte Iranin nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit detar në botë.
Vetë komentet e Rubios erdhën pasi televizioni shtetëror iranian Press TV raportoi se Parlamenti kishte miratuar një plan për të mbyllur Ngushticën, por shtoi se vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Princi i Kurorës Pahlavi Reza bën thirrje zyrtarëve iranian të dezertoj dhe të bashkohen me të

Princi i Kurorës Pahlavi Reza njofton se zyrtarët iranianë të sigurisë që duan të dezertojnë dhe t'i bashkohen revolucionit po e kontaktojnë. Sot, ai po...

Trump: Rusia po përmend bombënbërthamoren si të ishte bisedë kafeneje – Kjo është çmenduri!

Trump reagon ndaj deklaratave të Medvedev: “Fjala ‘bërthamore’ nuk duhet përdorur kaq lehtë” Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka reaguar ashpër ndaj...

Zelenskyt do i bëhej atentat në Poloni

Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk, kreu i SBU-së së Ukrainës, detajoi komplotin e dyshuar në një takim të mbyllur me median ukrainase Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu