Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e dytë në Big Brother VIP Albania

Monika Kryemadhi u shfaq si opinionistja e dytë në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, duke iu bashkuar panelit të opinionistëve krah Arbër Hajdarit. Ky i fundit vijon të jetë pjesë e formatit edhe këtë sezon, duke ruajtur rolin e tij si një nga figurat më të njohura dhe të qëndrueshme të spektaklit.

Prania e Monika Kryemadhit në këtë rol të ri ka tërhequr vëmendje të madhe, duke qenë se ajo vjen nga një sfond politik. Kryemadhi është bashkëshortja e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe ka qenë për disa vite deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu, ajo ka mbajtur edhe postin e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Angazhimi i saj si opinioniste në një format televiziv të ndjekur gjerësisht shënon një paraqitje ndryshe nga rolet e saj të mëparshme publike dhe pritet të sjellë këndvështrime të reja në analizën e dinamikave të lojës dhe sjelljes së banorëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ilaz Leskovica reagon ndaj Kongresit të 5-të të BDI-së, tejet i revoltuar: “Nga reformat nuk mbeti as shkronja (R).”

Edhe kryetari i degës së BDI-së, Shuto Orizar, është ndarë tejet i revoltuar nga Kongresi i 5-të i partisë. Reagimi i tij pasqyrohet edhe...

Shkelni, shkelni, shkelni me dy këmbë, se keni gjet!”- Abdul-Selam S. kritikon vendimet e Kongresit të 5-të të BDI-së

Në një postim të fundit në Facebook, Abdul Selami shprehu pakënaqësinë e tij për vendimet dhe zgjedhjet e marra gjatë Kongresit të 5-të të...

Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Mani, varroset sot në Varrezat e Veteranëve në Haraçinë

Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është...

Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. TV21 mëson se përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake,...

SHKUPI NË VEND TË DYTË NË EVROPË PËR AJRIN MË TË NDOTUR SOT

Shkup, sot – Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut renditet sot në vendin e dytë në Evropë për ajrin më të ndotur, duke u shndërruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu