Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë.
Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të shthurrur serikë.

Vota të klasëve e shkollave tjera në klasë e shkolla tjera.

Me mbi 20-sosh që dyshohet të jenë “shëtitur” nga vendpërkatësistë e tyre origjinale fjalët janë thënë për tren masiv “bullgar”.

Partia Demokratike e Kosovës është vënë në lëvizje duke kërkuar përfundimisht rivotim në Mitrovicë.

Mitrovica i vetmi qytet që theu empirikën: me dy mijë votues më shumë në raundin e dytë se të parë, çka zgjoi dyshime të mëdha, në kontradistinksion me komunat e tjera ku pati dhjetëra mijëra votues më pak, siç ndodh rëndom në balotazhe.

KQZ tha “defekte teknike” ndërsa kompania CETIS e “pranoi gabimin” dhe tha se ky i pretenduar “gabim” u bë edhe në sy dhe ekzaminim të KQZ-s.

CETIS, kompania sllovene me histori bashkëortakësia biznesore me Martin Berishajn, tha se i vjen “thellësisht keq për incidentin”.

“Pavarësisht zbatimit të masave gjithëpërfshirëse të sigurisë dhe kontrolleve të rrepta bazuar në standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë, ne marrim përgjegjësi të plotë për këtë gabim, i cili në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte.

Fletët e votimit përfshijnë disa elementë sigurie që nuk mund të replikohen, prandaj besojmë se falsifikimi nuk mund të ketë qenë i mundur. Thellësisht na vjen keq që një incident i tillë ndodhi pavarësisht të gjitha masave parandaluese, përfshirë ekzaminimin personal nga ekipi juaj në ambientet tona të prodhimit”, thanë ata.

Numërimet në QNR në Mitrovicë janë ndërprerë nga prokuroria; ndërsa pritet të dalin me sqarim pas dhënies së përgjigjes nga CETIS.

Përparim Gruda i PDK-së në konferencë për shtyp tha se tash i dërgojnë në PZAP të gjitha “të gjeturat, evidencat, faktet” për parregullësitë në Mitrovicë.

Kërkesa finale e PDK-së, ripërsëritje e balotazhit në Mitrovicë: Gruda elaboroi të gjeturat e pretenduara të PDK-së që evidentojnë skemë manipulimi zgjedhor.

“Rastet konkrete me këtë parregullësi janë si në vijim: në Shollën Avdullah Shabani janë gjetur tri fletëvotime të klasës tjetër, në klasën tjetër në shkollën Avdullah Shabani është gjetur fletëvotim i shkollës Migjeni, e në shkollën Migjeni është gjetur fletëvotim i një klase tjetër. Ka fletëvotime të shumta që janë bartur”, tha Gruda më tutje.

VV me kundërakuza, nuk fton prokurorinë për hetime

Albulean Haxhiu e Vetëvendosjes i quajti “insinuata” dhe u lëshua në gjuhë të pareferentë propaganduese si “hibridë” referuar mediave.

“Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë”, tha ajo.

Juristi Ehat Miftararj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ngriti pyetjen se “pse me bu kaq nervoz” akterë të Vetëvendosjes nëse procesi ka qenë i lirë dhe i drejtë.

“Nëse procesi ka qenë i drejtë, i lirë dhe pa mashtrime në Mitrovicë nuk kanë nevojë mu ba kaq nervoz disa eksponentë të LVV. Çka janë këto piskama, pse kjo gjuhë e urrejtjes, pse po tuten kaq shumë?”, tha Miftaraj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu