Pretendimi se Ministrja e jashtme gjermane refuzoi të dalë në foto me kancelarin gjerman, Olaf Scholz rezultoi e pavërtetë

Sqarim/ Korrigjim nga in7.tv

Pas verifikimeve nga faktoje.al, rezulton se lajmi i publikuar nga portali ynë më herët mbi ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ishte i pasaktë.

Pretendimi: Ministrja gjermane refuzoi të dalë në foto me kancelarin Olaf Scholz pas bllokimit të ndihmave për Ukrainën.
Verdikti: E pavërtetë.

Në realitet, fotografia e përdorur është bërë nga agjencia Associated Press më 15 janar 2025 gjatë një takimi të kabinetit federal gjerman. Në atë moment, Baerbock po bisedonte me ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Hubertus Heil, dhe nuk kishte asnjë akt refuzimi apo largimi nga mbledhja.

Lajmi i shpërndarë në media e rrjete sociale është bazuar në një interpretim të gabuar dhe të nxjerrë nga konteksti. Portali ynë in7 e korrigjon këtë informacion dhe i kërkon lexuesve të kenë parasysh këtë sqarim.

Lajmi i publikuar më herët:

(poshtë vijon teksti i plotë i lajmit fillestar, pa ndryshime)

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ka marrë një qëndrim të papritur, duke u larguar nga mbledhja e qeverisë së kancelarit Olaf Scholz dhe duke refuzuar të bëjë një foto me të. Ky akt i saj erdhi pas një njoftimi të kancelarit për bllokimin e një pakete ndihmash për Ukrainën, një vendim që duket se ka shkaktuar një mosmarrëveshje mes dy të lartë të qeverisë.

Në një moment të tillë, të tilla veprime janë të rralla, sidomos për në një mjedis politik ku disiplinimi dhe përkushtimi ndaj linjës zyrtare janë shumë të rëndësishme. Ministrja, duke refuzuar të pozonte me Scholz, shfaqi një reagim të hapur kundër këtij vendimi, që duket se i ishte kundër interesave dhe bindjeve të saj. Ky incident ka nxjerrë në pah një tension të mundshëm brenda kabinetit dhe ka ngritur pyetje mbi unitetin e qeverisë gjermane në lidhje me politikën e jashtme dhe mbështetjen për Ukrainën.

Përballë kësaj situate, ky akt i ministrës ngre pyetje të mëdha rreth guximit dhe pavarësisë së zyrtarëve të lartë, veçanërisht në sisteme ku autoriteti i shefit të qeverisë është zakonisht shumë i fortë. Në një shtet demokratik, largimi dhe refuzimi për të pozuar për një foto me liderin, mund të shihet si një akt simbolik që tregon më shumë se sa një thjesht një shpërthim emocioni – mund të jetë një protestë ndaj vendimeve të politikat të brendshme dhe të jashtme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu