Ministria e Financave: Komuna e Tetovës nuk e ka ulur borxhin, ka shlyrë një borxh të vjetër duke krijuar një të ri

Ministria e Financave: Komuna e Tetovës nuk e ka ulur borxhin, ka shlyrë një borxh të vjetër duke krijuar një të ri

Kryetari i komunës së Tetovës ditë më parë tregoi se borxhi i komunës së Tetovës është ulur nga 14 milionë Eruo në 8 milionë Euro, pa treguar nëse në këtë borxh të zvogëluar janë edhe kreditë, fletoblgiacionet dhe kontratat aktuale.

Kasami nuk tregoi se 4 milionë euro e dhëna nga qeveria si fletobligacione a janë borxh i komunës apo janë para pa kthim. Duke marrë 4 milionë euro fletobligacione ka paguar një borxh të vjetër duke krijuar një borxh të ri.

Në pyetjen e portalit TetovaSot drejtuar Ministrisë së Financave se sa është borxhi real i komunës së Tetovës dhe a janë fletoblogacionet borxh apo janë para që nuk kthehen, nga Ministria thonë se fletobligacionet janë para që duhet të kthehen pa interes brenda një afati të caktuar.

“Të nderuar, në lidhje me pyetjet e parashtruara, ju informojmë se sipas të dhënave të dorëzuara në Ministrinë e Financave dhe në bazë të Ligjit për Paraqitjen dhe Evidencën e Detyrimeve, Komuna e Tetovës në muajin shtator 2023 ka paraqitur detyrime të maturuara dhe të papaguara në vlerë prej 748,9 milionë denarëve, ndërsa në fund të muajit tetor në vlerë prej 518,3 milionë denarëve.

Sipas të dhënave, detyrimet e matura të Komunës së Tetovës në muajin tetor në krahasim me muajin shtator të vitit 2023 janë zvogëluar për 230,6 milionë denarë, që është si rezultat i fletobligacionit strukturor të emetuar nga Ministria e Financave në vlerë prej 250,2 milionë denarëve.

Fletobligacioni strukturor është instrument që e emeton shteti, respektivisht Ministria e Financave, me qëllim që t’u ofrojë përkrahje komunave për shlyerjen e detyrimeve të maturuara dhe të papaguara ndaj kreditorëve, me ç’rast sipas Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale është pjesë e reformës për avancimin e decentralizimit fiskal.

Krahas Komunës së Tetovës, fletobligacione strukturore janë emetuar edhe për komunat e Zhelinës dhe Vinicës. Sipas marrëveshjeve të nënshkruara, komunat kanë si detyrim që ta kthejnë vlerën e fletobligacioneve strukturore në 10 këste të barabarta vjetore pa interes” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financacve për portalin Tetovasot.

Ndryshe vlen të theksohet se komuna e Tetovës harxhon me qindra mijë euro para nga buxheti për kotrata në vepër për persona që nuk punojnë në komunën e Tetovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu