Ministria e Energjetikës paguan rrymën para zgjedhjeve – ndihmë për familjet apo blerje votash me doreza?

Ministria e Energjisë në Maqedoni ka nisur një program për mbështetje financiare direkte për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet kujdestare, për të ulur faturat e energjisë elektrike. Mbështetja realizohet përmes bashkëpunimit me EVN Home dhe reflektohet si “shumë parapagimi” në faturat mujore. Procesi përfshin dërgimin e listave mujore dhe kryerjen e pagesave brenda afateve të përcaktuara. Masa synon përmirësimin e standardit të jetesës për kategoritë vulnerabël, megjithatë, zbatimi i kësaj nisme pak para zgjedhjeve lokale ngre dyshime për përdorim politik të ndihmës sociale për qëllime elektorale.

“Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale vazhdon të zbatojë masa për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e kostove të energjisë elektrike të konsumuar. Këto masa kanë për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës së familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara, si dhe familjeve kujdestare.

Ju informojmë se Ministria ka miratuar Vendime për mbështetje financiare për familjet me një ose më shumë fëmijë me aftësi të kufizuara, përfitues të një ndihme të veçantë dhe Vendime për marrjen e mbështetjes financiare për familjet kujdestare që kujdesen për një deri në pesë persona në familjen e tyre. Sipas protokollit të nënshkruar me EVN Home, në baza mujore, jo më vonë se data 5 e muajit, personat e kontaktit nga MERMS u dorëzojnë personave të kontaktit nga EVN listat e përdoruesve, faturat e të cilëve për energjinë elektrike të konsumuar për muajin aktual duhet të ulen në përputhje me Programin”, informojnë nga Ministria.

Listat u dorëzohen personave të kontaktit në formë elektronike, në adresën e email-it [email protected].

Secila nga listat duhet të jetë në formatin Excel (.xls / .xlsx) dhe të përmbajë:

– Numrin e Vendimit të miratuar nga Ministria,
– Numrin e përdoruesit nga baza e të dhënave e EVN Home
– Numrin e vendit të konsumit dhe
– Shuma e mbështetjes financiare direkte.

“Pas dorëzimit të listave, dhe jo më vonë se brenda 3 ditëve pune, Ministria kryen një pagesë të shumës totale të mbështetjes financiare direkte për atë muaj në EVN Home. Informacioni në lidhje me urdhërpagesën do të dërgohet në emailin [email protected]. EVN Home miraton shumën e përcaktuar të mbështetjes financiare direkte për përdoruesit në listë në baza mujore, jo më vonë se 3 ditë nga data e realizimit, dhe e regjistron atë si parapagim në numrin e përdoruesit. Parapagimi do të jetë i dukshëm në të dhënat e EVN Home dhe do të përdoret për të ulur shumën që duhet paguar në faturën e ardhshme për energjinë elektrike të konsumuar. Ulja do të shfaqet si “Shuma e parapagimit” në faturë. Nëse shuma e aparapagimit është më e madhe se shuma totale për pagesën e faturës, shuma e mbetur e parapagimit bazuar në mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë do të përdoret për të ulur shumën për pagesën e faturave vijuese, deri në shterimin e plotë.
Pas regjistrimit të parapagimeve të numrave të përdoruesve, EVN Home u dërgon personave të kontaktit nga MERMS në adresat e email-it një Raport të përgjithshëm të parapagimeve të regjistruara për të gjitha kategoritë e përdoruesve nga ky Njoftim Publik””, thonë nga Ministria.

Kujtojmë se nga fundi i vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025, mijëra qytetarë në Maqedoninë e Veriut u përballën me fatura marramendëse për energjinë elektrike, shpeshherë shumëfish më të larta se zakonisht. Shumë prej tyre raportuan se faturat janë bazuar në vlera të parashikuara për shkak të mosleximit të rregullt të matësve nga EVN. Megjithëse janë dorëzuar mijëra ankesa për korrigjime, vetëm një pjesë e vogël është pranuar. Institucionet si KRrE dhe Avokati i Popullit janë përfshirë në trajtimin e rasteve, por ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të ndihen të pambrojtur, ndërsa laboratori shtetëror për kontrollin e matësve ende nuk është funksional. (Portalb.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu