Ministri izraelit: Normalizim me Arabinë Saudite për shtet palestinez? Jo, faleminderit

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, tha të enjten se ai nuk do të pajtohej për një marrëveshje normalizimi me Arabinë Saudite, nëse ajo do ta nënkuptonte themelimin e një shteti palestinez, duke thënë në mënyrë përçmuese që sauditët “mund të vazhdojnë t’u grahin deveve”.

“Nëse Arabia Saudite na thotë “normalizim në këmbim të një shteti palestinez”, miq – jo, faleminderit. Vazhdoni t’u grahni deveve në shkretëtirë në Arabinë Saudite dhe ne do të vazhdojmë që të zhvillohemi me ekonominë, shoqërinë, shtetin dhe me gjërat e mrekullueshme që ne dimi si t’i bëjmë” – tha ministri me bindje të së djathtës ekstreme, duke folur në një konferencë të organizuar nga instituti “Zomet” dhe gazeta “Makor Rishon”, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Komentet e Smotrich-it u dënuan nga disa udhëheqës të opozitës izraelite, të cilët e akuzuan për padije dhe shkaktim të dëmeve, duke thënë se ai nuk e përfaqëson Izraelin dhe i bënë thirrje që të kërkonte falje.

Kryetari i partisë Zionizmi Religjioz kërkoi falje disa orë më vonë. “Komenti im për Arabinë Saudite ishte absolutisht jo i duhur dhe unë kërkoj falje për fyerjen që ai e shkaktoi” – tha Smotrich. Në të njëjtën kohë, ai shtoi: “Unë pres nga sauditët që të mos na bëjnë dëm dhe të mos e mohojnë trashëgiminë tonë, traditën tonë dhe të drejtat e popullit hebraik ndaj atdheut të tij historik në Judea dhe Samaria, dhe të ndërtojnë paqe të vërtetë me ne.”

Komentet e tij erdhën pas një votimi të së mërkurës në Kuvendin e Izraelit, ku u miratua në lexim preliminar një projektligj me të cilin do të zbatohej sovraniteti izraelit mbi vendbanimet e Bregut Perëndimor, pavarësisht kundërshtimeve nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe partia e tij, Likud.

Muajin e ardhshëm, presidenti amerikan, Donald Trump, do ta presë në Shtëpinë e Bardhë princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, me të cilin, mes tjerash, pritet të diskutojë edhe për avancimin e një marrëveshjeje për normalizim mes Izraelit dhe Arabisë Saudite./Nacionale

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari serb i Zubin Potokut largon flamurin e Kosovës dhe foton e presidentes nga zyra

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq ka larguar flamurin e Kosovës dhe fotografinë e presidentes Vjosa Osmani nga zyra e tij. Kjo shihet...

Adriana Matoshi kërkon votë “për m’i sos” opozitën: Unë vazhdoj me punu e me ju gëzu

Gazeta 10 është pjesë e Java Multimedia Production, që ka në pronësi edhe Kanal10 dhe Radio10. Gazeta 10 është portal informativ që udhëhiqet nga gazetarë...

BE i përgjigjet Trump për strategjinë e sigurisë: Nuk vendos e vetme SHBA për paqen

Bashkimi Evropian i është përgjigjur SHBA-së lidhur me strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar nga Donald Trump, e cila përfshin edhe qëndrimin...

Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve në kufi

Tajlanda ka kryer sulme ajrore ndaj Kamboxhias fqinje më 8 dhjetor, tha ushtria e shtetit, teksa të dyja palët kanë këmbyer akuza për shpërthimin...

Shoqatat shqiptare në SHBA dhe Kanada mbështesin fuqishëm protestën për drejtësi për çlirimtarët tanë dhe për luftën e drejtë të UÇK-së, e cila organizohet...

Më 13 dhjetorë në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, shqiptarët do të ngrihen në këmbë për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët dhe për të mbrojtur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu