Ministri izraelit i Financave: Po shkatërrojmë gjithçka që ka mbetur në Gaza, bota nuk mund të na ndalë

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich deklaroi se “do të okupojnë plotësisht Gazën dhe se po shkatërrojnë gjithçka që ka mbetur në Gaza”, raporton Anadolu.

Kreu i partisë së Sionizmit Fetar, Smotrich, në një konferencë për media, tha se ata do të lejojnë një nivel minimal të ndihmës humanitare në Gaza.

Lidhur me planin e sulmit të ushtrisë izraelite të quajtur “Qerret e Gideonit”, i cili do të zgjerojë pushtimin në Gaza dhe do ta bëjë atë të përhershëm, ministri i ekstremit të djathtë tha se ushtria tani ka miratuar një metodë të ndryshme, duke thënë: “Ne po pushtojmë, po pastrojmë dhe do të qëndrojmë atje”.

“Po shkatërrojmë gjithçka që ka mbetur në Gaza, bota nuk mund të na ndalojë”, tha Smotrich duke shtuar se ata do t’i detyrojnë palestinezët nga Rripi i Gazës të migrojnë së pari në jug të rripit dhe pastaj në vende të treta. “Popullsia do të arrijë në jug të Rripit të Gazës dhe prej andej në vende të treta”, u shpreh ai.

Duke treguar se do të lejojnë sasi minimale ushqimesh dhe ilaçesh të hyjnë në Rripin e Gazës, Smotrich tha se do të vazhdojë të kundërshtojë hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, por se nuk do të japë dorëheqje.

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë Smotrich theksoi se një kompani amerikane do të mbërrijë brenda pak ditësh për mekanizmin e ri për shpërndarjen e ndihmave, se kishte një kërkesë ndërkombëtare që ndihma të mbërrijë dhe palestinezëve do t’u jepej vetëm një pjatë me ushqim.

Kabineti izraelit i sigurisë ka vendosur të “lejojë kalimin e sasive thelbësore të ushqimit në Gaza për të parandaluar urinë”, gjë që ka thelluar krizën humanitare për shkak të mohimit të hyrjes së ndihmës humanitare që nga 2 marsi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të krijohet mekanizëm i ri për shpërndarjen e ndihmave, se ndihma do të shpërndahet duke përdorur metodën e vjetër deri më 24 maj dhe se ushtria izraelite do të “ruante kontrollin” në pikat ku do të shpërndahej ndihma.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu