Milloshoski: Një dezertor do të jetë kryeministër i vendit

Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së, ka kritikuar ashpër votimin e Talat Xhaferit si kryetar i Qeverisë teknike, duke thënë se ai ka dezertuar nga Ushtria e Maqedonisë dhe ai nuk mund të jetë kryeministër i mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Mos prisni nga Talat Xhaferi të jetë më i mirë për vendin. Nuk mundet një dezertor i ushtrisë të udhëheq vendin si duhet. BDI nuk ka kualitet për të udhëhequr vendin. LSDM, PRSDM dhe partnerët tjerë, sot maqedonasin e kanë bërë qiraxhinj në vendin e tyre. Sot, ata që thonë se është ditë historike, duhet ta thonë këtë pasi historikisht, Maqedonia ka më shumë borxhe, korrupsion, pasaporta për kriminelët e botës dhe historikisht kemi më shumë njerëz në listën e zezë të SHBA” tha mes tjerash Milloshoski.

Milloshoski mes tjerash ka përmendur, sipas tij, krimin që e ka organizuar Artan Grubi dhe e ka vërtetuar Talat Xhaferi në Kuvend me flamur të BE-së.

Ai gjithashtu ka përmendur Korridorin 8 dhe 10d, fabrikën e veturave elektrike, ligjin për lojërat e fatit, duke i quajtur si vendime dhe ligje të krimit.

Kujtojmë se edhe OBRM-PDUKM-ja e Milloshoskit do të jetë pjesë e qeverisë teknike, edhe pse kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë qeverinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

2’500 vota Shqiptare🇦🇱 shkuan për kandidatin e VMRO-së🇲🇰 në Kërçovë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm- “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë

Kufiri i Bllacës, makth i përditshëm – “One Stop Shop” i VLEN–VMRO vetëm në fjalë Pritjet e gjata dhe kolonat kilometrike në kufirin e Bllacës...

Çairi me jehonë prej 12,08%, Saraji 8,77%! Deri në ora 17:00, dalja për Qytetin e Shkupit është dukshëm më e ulët se në raundin...

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftojnë se jehona e votuesve deri në ora 17:00 në Qytetin e Shkupit është 28,52%, përcjell TV21. Nëse e...

AKI-ja në ora 19:00 live me Arbër Ademi

Aleanca Kombëtare për Integrim njofton se sonte do të mbahet një konferencë për media me Arbër Ademi. Ngjarja do të fillojë në orën 19:00...

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 39,28%

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në ora 17:00 , në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë votuar 279,241 qytetarë, ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu