Mickoski: Prokuroria dhe MPB të veprojë mbi provat e Arsovskës

Kryeministri Hristijan Mickoski mendon se Prokuroria duhet të veprojë mbi provat që dje i dorëzoi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, lidhur me legalizime të paligjshme të ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, dhe e inkurajoi atë që të paraqesë në MPB se po merr kërcënime për jetë.

“Nëse provat janë dorëzuar në Prokurorinë Publike, propozoj ta lëmë Prokurorinë Publike të kryejë punën dhe, natyrisht, nëse ka prova të tilla, të veprohet sipas tyre. Këtu nuk ka dilemë, ne nuk mund të sanksionojmë ose të mos sanksionojmë të tjerët, ligji duhet të vlejë për të gjithë. Por, ta lëmë prokurorinë të kryejë punën dhe të shohim çfarë është dorëzuar. Gjithashtu, më vjen vërtet keq nëse kryetarja e komunës po merr kërcënime për jetë, dhe e inkurajoj menjëherë të shkojë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe t’i paraqesë ato, ndërsa MPB të hetojë kush është kërcënuesi dhe të veprojë menjëherë për këtë”, tha Mickoski gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik.

“Ka të vërtetë në këtë”, u përgjigj kryeministri për deklaratat e kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti – se kryetarja Arsovska “po përdoret si instrument nga BDI për destabilizim para zgjedhjeve lokale”.

“Po, ka të vërtetë aty, dhe kjo, në fakt, u është e qartë të gjithëve. Por, unë nuk do të shtoja më shumë nga ajo që thanë Mexhiti dhe Ganiu. Ka të vërtetë dhe shumë shpejt opinioni publik do të mësojë edhe disa detaje të tjera”, tha Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu