Mickoski paralajmëron zgjedhje të parakohshme, sfidon LSDM-në

Kryeministri Hristian Mickoski la të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke paralajmëruar se opozita socialdemokrate mund ta ketë të realizuar kërkesën e saj, nëse vazhdon të insistojë për një skenar të tillë.

Deklarata e Mickoskit vjen pasi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka vlerësuar se viti 2026 do të jetë i vështirë ekonomikisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar Qeverinë për mungesë të mjeteve buxhetore për rritje pagash, ulje të çmimeve dhe realizim të premtimit për pagë minimale prej 600 eurosh.

“Tashmë mungojnë rreth 1 miliard euro në buxhet. Gjithçka është shtrenjtuar, ndërsa shtrenjtimi i energjisë elektrike do të sjellë rritje zinxhir të çmimeve. Qeveria deri në zgjedhje do të përpiqet t’i mashtrojë qytetarët me manipulime”, thuhet në reagimin e LSDM-së, e cila paralajmëron se pas zgjedhjeve problemet ekonomike do të dalin në pah edhe më thellë.

Duke iu përgjigjur këtyre kritikave, Mickoski theksoi se retorika për zgjedhje të parakohshme duhet të peshohet me kujdes.
“Nuk kam dëgjuar zyrtarisht kërkesë për zgjedhje të parakohshme, por njeriu duhet të ketë kujdes se çfarë dëshiron, sepse ndonjëherë dëshira mund t’i plotësohet”, deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se Qeveria pret vazhdim të trendit të uljes së inflacionit, duke vlerësuar se gjatë vitit të ardhshëm ai do të lëvizë ndërmjet 2 dhe 3 për qind, nivel që sipas tij do të jetë më i ulët se rritja e Bruto Prodhimit Vendor.

Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës rreth çmimeve, inflacionit, standardit jetësor dhe rritjes së pagave janë bërë pjesë e debatit të përditshëm politik, ndërsa paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme po rikthehen si një nga temat kryesore në skenën politike të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

Vuçiq: Aleance të re ushtarake midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës e drejtuar kundër popullit serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, megjithëse, siç tha ai, një...

Fuqi blerëse reale- çfarë mund të blini sot me 1.000 denarë

Një mijë denarë kanë pushuar së qeni një "kartëmonedhë e sigurt". Diku midis arkës në supermarket dhe numrit në faturën fiskale, njerëzit sot kanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu