Mickoski: Mexhiti mbështet protestën për UÇK-në për të mos humbur pikë politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot përsëriti se nuk do të përkrah protestën në Shkup, kundër gjykimit të liderëve të UÇK-së në Hagë.

Ai tha se vendimi i Izet Mexhitit për përkrahjen e protestës nuk e shikoj si diçka të mirë.

“Mirë është ta pyetni Mexhitin për këtë. Qeveria nuk do ta përkrah këtë protestë, por të të angazhohemi që kjo të kalojë qetë, të mos ketë incidente. Mendoj se përkrahja e Mexhitit është për shkak të presionit të organizatorëve se frikësohet mos të humb pikë politikë, që mendoj se është diçka e gabueshme”, tha Mickoski.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të atyre që ndiqen nga Serbia dhe nëse ka ndonjë marrëveshje me Kosovën, Mickoski tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike ose jo marrëveshje politike, është e qartë qëllimi se ndokush po tenton që në këtë mënyrë të mobilizohet.

“Nuk bëhet fjalë për marrëveshje politike ose jo marrëveshje politike, është e qartë qëllimi se ndokush po tenton që në këtë mënyrë të mobilizohet, mendoj për BDI-në, në këtë mënyrë mendon se do të mobilizojë votuesit e saj.

Më vjen keq që ka disa që e përkrahin këtë proces haptas dhe sipas mendimit tim kjo nuk duhet të ndodhte, por ky është vendimi i tyre.

Ne si qeveri do të angazhohemi që kjo të kalojë qetë dhe për të njëjtën kemi informuar edhe partnerët tanë strategjik”, tha Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu