Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta njoftoj opozitën

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski i pyetur për thirrjen e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për të informuar për planin për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, theksoi se kur të ketë detaje të reja, opozita nuk do ta përsërisë gabimin e LSDM-së kur ata ishin në pushtet dhe e detyruan procesin vetë pa informuar dhe pa u konsultuar me opozitën.

“Nuk po e përsërisim të njëjtin gabim dhe nuk do ta përsërisim. Kur ka diçka për të cilën duhet të informohet opozita, atëherë më besoni do ta informojmë menjëherë. Domethënë të ketë progres që ta ndajmë me opozitën. Tani për tani, gjithçka ka të bëjë me pozicionimin dhe vendosjen e lojës dhe nuk ka lëvizje”, tha Mickoski në “Otvoreno Studio”.

Kryeministri Mickoski theksoi se atë që ai e thotë publikisht do t’ua thotë edhe atyre, dhe dallimi nga koha kur LSDM ishte në pushtet është në thelb ndryshe.

“Para se të pranohet i ashtuquajturi Propozimi francez, ne kishim konferenca për shtyp për dy muaj resht në të cilën kërkuam përfshirjen e opozitës, sepse kishim informacione se kjo dhe ajo po ndodhte. Ne thirrëm, mos e bëni, do bëni gabim, thanë që nuk janë të interesuar, do ta bëjmë vetë procesin. Dhe ne pamë se sa larg e çuan. Në momentin e parë kur do të ketë ndonjë ndryshim do t’i informojmë, do ta thërras personalisht dhe do ta thërras dhe një takim liderësh me të gjithë dhe do t’i njoftoj me progresin apo zgjidhjen e mundshme”, tha Mickoski.

Më herët kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe kërkoi nga Mickoski që të organizojë një seancë në Kuvend me dyer të mbyllura në të cilën do të diskutohej për eurointegrimet e vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu