Mickoski: Kam urdhëruar që të kryhen kontrolle në terren, nuk do të tolerojmë fitim në kurriz të qytetarëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ministrin e Ekonomisë, Zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e Inspektimit të Tregut, nga ku është urdhëruar të kryhen kontrolle të zgjeruara dhe një përgjigje të menjëhershme në terren.

“Shitësit individualë dhe zinxhirët e shitjes me pakicë sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duke përfituar nga çmimet e larta të produkteve të paguara nga qytetarët. Unë e kuptoj këtë, ndër të tjera, si një sulm ndaj vendit të vet, qytetarëve të tij dhe integritetit tonë të përbashkët.
Rritja e çmimeve nxjerr në pah nevojën për veprime vendimtare, të përgjegjshme dhe transparente.

Si Qeveri, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të luftuar praktikat e padrejta tregtare dhe abuzimet që ndikojnë drejtpërdrejt në standardet e jetesës.

Në frymën e solidaritetit, unë e kuptoj thirrjen për bojkot të marketeve si një akt të rezistencës civile kundër sjelljes monopoliste dhe papërgjegjshmërisë sociale të shitësve individualë. Jam në dijeni se subjekte të caktuara po përpiqen në mënyrë spekulative të nxjerrin fitime të mëdha në kurriz të qytetarëve. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Sot u takova me Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës, Ministrin e Ekonomisë, Zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e Inspektimit të Tregut. Unë urdhërova kontrolle të zgjeruara dhe një përgjigje të menjëhershme në terren”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Mickoski shton se ata kanë një detyrë të qartë të kontrollojnë sjelljen e tregtarëve dhe të parandalojnë çdo abuzim.

“Unë do të insistoj në transparencë dhe ndëshkime rigoroze për të gjithë ata që konstatohet se shkelin ligjin dhe abuzojnë me qytetarët dhe furnizuesit. Së bashku do t’i bëjmë ballë të gjithë atyre që mendojnë se do të pasurohen në kurrizin tonë”, shton Mickoski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu