Mexhiti: VLEN është fitues i zgjedhjeve lokale

Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se
Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale
në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti,
i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë
të fituar, Likovën.

“Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore
te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë
konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë dhe sot Çairi
u mbyll në raundin e parë. Tetova ka një epërsi mbi 4 mijë vota, kështu
që është çështje e kryer. Gjithashtu, ne vetëm në raundin e parë kemi
fituar 5-6 komuna. Kam deklaruar edhe më parë se humbësi më i madh i
këtyre zgjedhjeve është Ali Ahmeti, i cili qeveris në 90% të komunave,
dhe në mbrëmjen kur të numërohen votat, BDI-ja do të ketë fituar vetëm
një apo dy komuna rurale, pra BDI ka fituar vetëm në Likovë”, ka
deklaruar ai.

Sipas Mexhitit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur t’i
japin shansin një gjenerate të re për qeverisje, si në nivel qendror,
ashtu edhe në atë lokal.

“Shqiptarët në Maqedoni kanë vendosur të japin mundësinë për një
gjeneratë të re për qeverisje, për hir të konkurrencës dhe
demokratizimit të skenës politike. Pas tre apo katër viteve që kanë
mbetur, çdo qytetar shqiptar në Maqedoni do të ketë mundësinë të bëjë
krahasimin ndërmjet këtij dhe tjetrit tabori, duke i vlerësuar në bazë
të punës dhe programeve. Deri më tani kjo mundësi nuk ka ekzistuar, pasi
ka pasur një lloj monopoli politik ose skena ka qenë shumë e
shpërndarë”, është shprehur Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu