Mexhiti: Poliklinika e re e Sarajit do t’u shërbejë 45.000 qytetarëve!

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, mori pjesë sot në hapjen e Poliklinikës së re të Sarajit, e cila do t’u shërbejë mbi 45 mijë banorëve nga ky rajon i qytetit.

“Është një nder i madh, që mëngjesin e sotëm, bashkërisht të promovojmë hapjen e Poliklinikës së re të Sarajit, e cila do t’u shërbejë mbi 45 mijë banorëve në këtë pjesë të qytetit. Dua të theksoj se ky është një sukses i përbashkët për të cilin duhet të krenohemi.

Bëhet fjalë për një investim prej 79 milionë denarë, i siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Poliklinika në Saraj do të ofrojë kujdes shëndetësor për qytetarët e mbi njëzet vendbanimeve (përfshirë Bojanë, Matkën, Kopanicën, Çajlanin, Bukoviqin, Kondovën, Lubinin, Radushën, Shishevë, Svilaren e Poshtme dhe Svilaren e Sipërme , Gërçec, Krushopek, Laskarcë e të tjera). Deri më tani, pacientët nga kjo komunë i përdornin shërbimet shëndetësore në poliklinikën më të afërt të Gjorçe Petrovit.

Poliklinika e re do të jetë pjesë e Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor edhe më efektiv të popullatës në fushën e kujdesit parësor shëndetësor.

Pra, në të do të ofrohen shërbime shëndetësore për kujdes shëndetësor parandalues, përkatësisht do të funksionojnë qendrat e vaksinimit të fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore me stomatologji parandaluese për fëmijë.

Krahas shërbimeve parandaluese, Poliklinika do të ofrojë edhe kujdes shëndetësor specialisto-konsultativ. Të pajisura janë, laboratori biokimik, kabineti i diagnostikimit me rreze X, një kabinet ORL dhe një kabinet dermatovenerologjik.

Për një funksionim të suksesshëm të poliklinikës, është siguruar staf mjekësor profesional, për të cilin në dhjetor të vitit të kaluar është realizuar edhe punësimi i 26 punonjësve shëndetësorë nga profile të ndryshme si: mjekë të mjekësisë, infermierë, laborantë dhe staf tjetër të dedikuar për Poliklinikën e Sarajit.

Jemi plotësisht të përkushtuar për të forcuar shëndetin publik, përmes përmirësimit të infrastrukturës, duke blerë pajisje të reja, ilaçe të reja, gjithashtu duke investuar edhe në kapitalin njerëzor. Me të njëjtin ritëm vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme.”, thekson Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ruan marrëdhënie shumë të mira personale me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mes...

Cilët sektorë paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut?

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 45 310 denarë, ndërsa ajo bruto 68 180 denarë. Sektori që paguhet më së shumti është sektori...

Taravari në Strugë në mbështetje të Arsim Dalipit

Kryrtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot së bashku me disa nga bashkëpartiakët kanë qëndruat në Strugë në mbështetje të kandidatit të AKi-së,...

Dalipi: Parking falas e lirim nga pagesat tatimore për rastet sociale!!

Kandidati i AKI-së për komunën e Strugës, Arsim Dalipi ka publikuar planin pesëpikësh që synon ta realizojë që në 100 ditët e para të...

Ndërroi jetë Agim Jonuz, analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shkupi, Agim Jonuz, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu