Mexhiti i kënaqur: Shqiptarët e humbën Kërçovën por e fituan Çashken dhe Dollnenin!

Në një deklaratë që zbulon më shumë sesa duket, kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në Shenja”, pranoi hapur se shqiptarët “e humbën Kërçovën” por “e fituan Çashkën”.
Fjalë që, për shumëkënd, tingëllojnë si balancim i pazareve politike, ku një komunë humbet, tjetra fitohet — si në një lojë ku qytetarët janë monedhë shkëmbimi.

Mexhiti e justifikoi humbjen e Kërçovës me “situata të jashtëzakonshme” dhe “sulme me përgjime”, por ajo që bie në sy është lehtësia me të cilën pranohet humbja e një bastioni shqiptar, ndërsa përfitimi i një komune tjetër shihet si sukses historik.

“Në Kërçovë ka pasur dy kandidatura të BDI-së dhe një tonën… ka qenë betejë e humbur që duhet të nxjerrim konkluzione për ta rikthyer”, tha Mexhiti, duke lënë të kuptohet se brenda vetë strukturave shqiptare është zhvilluar një luftë për poste, e jo për parime.

E ndërsa për Butelin Mexhiti pranon se “është ende herët për ta fituar”, duket qartë se strategjitë zgjedhore të VLEN-it nuk udhëhiqen nga vizioni, por nga kalkulimet afatshkurtra politike — kush fiton, kush humbet, dhe kush e mban pazarin në ekuilibër.

Në fund, mes rreshtave të deklaratës së tij lexohet qartë një realitet i hidhur:
në këtë garë, qytetari nuk është më prioritet — është thjeshtë numër në pazar!
Izet mexhit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

37 burra janë bllokuar në këtë ‘cikël tragjik’, si pasojë e këmbënguljes së Donald Trump për të rikthyer dhe forcuar dënimin me vdekje në...

36-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku me bashkëpunëtorë bëjnë homazhe të varri i Rugovës

Në 36-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe tek varri i presidentit...

Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot, në ora 13:00, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të mbahet mbledhja...

Zuli Demiri: Ju premtoj qeverisje transparente dhe komunë të hapur

Kandidati i pavarur i për Komunën e Vrapçishtit i mbështetur nga VLEN-ni, Zuli Demiri në hapjen shtabit komunal së bashku me përfaqësuesit e VLEN...

Mexhiti: Ahmeti po e mbanë BDI-në si kapital për të mbrojtur veten dhe familjarët

Lideri i Lëvizjës Demokratike (LD) dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i ftuar në emisionin “Dialog te Lajm`i” të gazetës “Lajm”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu