Mesazhi i fuqishëm i Radogoshit: Unë jam shqiptar, mysliman, dhe i lirë- feja na bashkon, s’na ndan!

Sevdai Radogoshi- Qumili, një nga figurat më të dashura të humorit shqiptar, ka shpërthyer me një mesazh zemre pas keqkuptimeve që u krijuan gjatë festimeve të 28 Nëntorit në Shkup, aty ku ai kishte shkuar për të nderuar flamurin dhe për të përqafuar bashkatdhetarët e tij.

I emocionuar nga atmosfera e kuqe e zi që kishte mbushur kryeqytetin, Radogoshi tregon se secila fytyrë shqiptare që shihte aty i ngrohte shpirtin. Por një moment i vogël keqkuptimi me një gazetare është kthyer në subjekt sulmesh ndaj tij.

Ai sqaron se kurrë nuk ka pasur qëllim të ofendojë askënd. Përkundrazi, ai thekson se vendimi për të dhënë intervista për media shqiptare vinte nga një ndjenjë e pastër krenarie. “Kur ma tha se ishte shqiptare, pranova menjëherë. Unë që jam rritur me dashurinë për këtë popull, si mund të refuzoj një shqiptare?”- shprehet ai.

Radogoshi flet me një sinqeritet të rrallë për identitetin e tij:
“Jam lindur shqiptar musliman, por mbi të gjitha jam shqiptar. Dua të njihem para botës me veshjet, zakonet dhe shpirtin tonë. Feja nuk më ndan nga askush-përkundrazi më afron me çdo njeri të mirë.”

Ai thotë se është 68 vjeç dhe gjysh i nëntë fëmijëve, dhe se jeta e ka mësuar një të vërtetë të madhe:
“Zoti e dëgjon njeriun me zemër. Nuk ka nevojë për ndërmjetës, as për zhurma, as për urrejtje.”

Aktori tregon se nuk e kanë lënduar sulmet, sepse e di se në këtë kohë edhe figurat më të ndritura të kombit ofendohen pa arsye. Ajo që e ka prekur më shumë, thotë ai, janë qindra mesazhet e njerëzve të thjeshtë që i kanë shkruar me dashuri e mbështetje.

“Feja nuk është për t’i ndarë njerëzit. Feja është për t’i bashkuar zemrat. Shqiptarët nuk kanë pse të ndihen armiq mes vete – ne jemi një popull, një gjak, një flamur.”

Në fund, Radogoshi e mbyll me një urim të fortë e të sinqertë:

“Rrnoftë populli shqiptar! Me dashuri, me respekt, gjithmonë për ju.”
REAGIMI I PLOT I SEVDAI RADOGOSHIT-QUMILIT

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

Ziadin Sela e dërgon “Safe City”-n në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela njoftoi sot në konferencë për media se ligji “Safe City” tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai nuk zbatohet në të...

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu