Mërgata Shqiptare në Zvicër bën thirrjen e FORTË: Aleanca për Shqiptarët nuk ka më vend për Arben Taravarin, Bashkimi rreth Ziadin Selës është domosdoshmëri

Ata investuan me zemër, me para, me kohë dhe me ideal. Për më shumë se një dekadë, emigrantët shqiptarë në Zvicër besuan te Aleanca për Shqiptarët, e ngritën si një kauzë kombëtare, e jo thjesht si një parti politike. Ata shpresuan e besuan se më në fund shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të kishin një zë të ndershëm, një përfaqësim me dinjitet dhe një udhëheqje që nuk e nëpërkëmbë vullnetin e tyre.
Së bashku me Ziadin Selën, liderin e kësaj force politike, punuan për të mbajtur të bashkuar shqiptarët. Por, sot ata ndihen thellësisht të zhgënjyer dhe të tradhtuar, të tradhtuar nga njeriu i cili u “rrit” politikisht nëpër korridoret e kësaj partie, iu shtrëngua dora nga Sela për të vijuar atë çfarë ai e nisi e shpresoi.
Mirëpo, në vetëm një vit, ajo që u ndërtua me sakrificë për mbi 10 vite u rrënua brutalisht. Shpresa që diaspora e ushqeu nga larg, u përplas me realitetin e hidhur të pazareve politike, të interesave personale dhe futjes në një rrugë të errët, pa fund e krye, një rruge që nuk ka lidhje me idealet dhe qëllimet që lindën Aleancën.
Fajtori për gjithë këtë është një person, me emër dhe mbiemër. Pikërisht, në krye të këtij rrënimi qëndron Arben Taravari, figura që u shndërrua në simbol të zhgënjimit dhe tradhtisë.
Për këtë arsye, mërgimtarët shqiptarë në Zvicër kanë ardhur me një deklaratë të fuqishme duke bërë një thirrje publike për bashkim rreth figurës së Ziadin Selës dhe rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në duart e themeluesve të vërtetë.
Të shqetësuar për ndarjet e thella politike që kanë përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e diasporës theksojnë nuk mund të mbyllin sytë dhe të qëndrojnë më në heshtje. Thirrja i drejtohet kryesisht anëtarëve dhe mbështetësve të zhgënjyer të Aleancës, për t’u ribashkuar nën udhëheqjen e Selës, themeluesit dhe liderit, që sipas tyre, qëndroi gjithmonë në krah të popullit, nuk u përkul para sfidave dhe që nuk bëri kompromis me interesin kombëtar.
“Ziadin Sela është simbol i qëndresës dhe integritetit politik. Ai nuk pranoi të shesë idealet për interesa të momentit. Udhëheqja e tij përfaqëson vazhdimësinë e asaj që filloi si një lëvizje e pastër dhe kombëtare”, theksojnë përfaqësuesit e Mërgatës Shqiptare në Zvicër.
Diaspora kërkon që Aleanca të rifitojë identitetin e saj të vërtetë dhe të vazhdojë misionin për të cilin u krijua, duke u distancuar kështu nga veprimet e Arben Taravarit, i cili ka devijuar rrugën e Aleancës duke vënë në plan të parë interesat personale.
“Por po aq qartë e themi: ky bashkim nuk mund të përfshijë Arben Taravarin, i cili për fat të keq zgjodhi rrugë që nuk përfaqësojnë më vullnetin, shpirtin dhe idealet e Aleancës për Shqiptarët. Ai e tradhtoi besimin e shumë prej nesh, duke vënë interesat personale mbi ato kombëtare”, thuhet më tej.
Deklarata e plotë:
Ne, bijtë dhe bijat e mërgatës shqiptare, të shpërndarë nëpër botë, por me zemrën gjithmonë të lidhur pas vendlindjes, ndjejmë dhimbje e shqetësim të thellë për ndasitë që po e copëtojnë fuqinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ne që në vazhdimësi kemi sakrifikuar, që kemi mbështetur çdo përpjekje për një përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në vendlindje, nuk mund të qëndrojmë në heshtje në këto momente.
Me zemër të hapur, bëjmë thirrje për bashkimin e të gjithë anëtarëve të vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, të atyre që besuan dhe ndërtuan këtë lëvizje mbi parimin e drejtësisë, barazisë dhe përfaqësimit të ndershëm të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kërkojmë që ky bashkim të ndodhë nën drejtimin e kryetarit legjitim, Ziadin Sela – një njeri që qëndroi gjithmonë në krah të popullit, në ditë të vështira dhe të lavdishme, një njeri që nuk bëri pazare me interesat e shqiptarëve, një udhëheqës që për pak gati dha gjithçka për barazi dhe drejtësi.
Por po aq qartë e themi: ky bashkim nuk mund të përfshijë Arben Taravarin, i cili për fat të keq zgjodhi rrugë që nuk përfaqësojnë më vullnetin, shpirtin dhe idealet e Aleancës për Shqiptarët. Ai e tradhtoi besimin e shumë prej nesh, duke vënë interesat personale mbi ato kombëtare.
Nuk kërkojmë hakmarrje, as përçarje – kërkojmë qëndresë dhe pastërti. Kërkojmë që Aleanca për Shqiptarët të rikthehet në duart e atyre që e themeluan me sakrificë, jo në duart e atyre që e përdorin për pazare politike.
Bashkimi është më i domosdoshëm se kurrë, për hirë të interesit dhe fuqisë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Historia nuk na fal për ndasitë tona. Por bashkimi pa vlera është thjesht grumbull individësh. Ne duam bashkim me dinjitet, me vizion dhe me njerëz të vërtetë dhe të pastër, si Ziadin Sela dhe të gjithë ata që kurrë nuk e tradhtuan kauzat dhe idealin e Aleancës për Shqiptarët.
Mërgata nuk hesht më. Mërgata kërkon bashkim – pa hijet që e kanë zbehur dritën e kësaj lëvizjeje për gati një vitë.
Bashkohuni te Aleanca për Shqiptarët e vërtetë!
Bashkohuni te Ziadin Sela!
Bashkohuni për të ardhmen e shqiptarëve!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për...

VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje

VMRO-DPMNE-ja nëpërmjet një komunikate porosit kandidatin e BDI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani që në vend të statuseve në Facebook që nxisin urrejtje...

Reagon babai i Jozit pas shpërthimit me tritol, i thotë këto fjalë

Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e Fushë-Kuqes mëngjesin e 26...

ASH: Pushteti të mos shpif, por të publikoj lidhjet e Taravarit me investitorët nga Shqipëria?

ASH krahu i taravarit përmes një komunikate vlerëson se “VMRO-DPMNE, së bashku me “eksperimentin VLEN”, tenton të njollosë figurën e kryetarit, Dr. Arben Taravari,...

Jep dorëheqje themeluesja e LD-së, Fitore Qirezi

Fitore Qirezi, një nga themelueset e Lëvizjes Demokratike – LD të Izet Mexhitit në Çair, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake. Ajo...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu