Medai Shaholli: Nuk ka ndryshim të emrave të rrugëve në Tetovë!

Ky është vendimi i premierit Micko për vredistin Bili, se nuk do të ketë ndryshim të emrave të rrugëve jo vetem në Tetovë por edhe në mbarë “državën Severna”.
Kjo ishte një përgjigje jo e këndshme për Bilin e VREDI-t para zgjedhjeve komunale dhe guri i fundit i dominos, me gënjeshtrën e madhe duke i mashtruar tetovarët për ndryshimin e emrave të rrugëve të pagëzuar që nga koha e komunizmit jugosllav, me emra që nuk përkojnë me përbërjen etnike të qytetit dhe që nuk kanë asnjë lidhshmëri me banorët e kësaj komune.

Sajesa e çastit që Bili ka gjetur si arsyetim është se ndryshimet e emrave të rrugëve do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale, është një stisje e tij dhe një arsyetim zhgënjyes, ku ai kërkon të ruaj votat e eloktoratit të pavendosur dhe të pabesëve të tij në komunën e Tetovës.

Loja me ndryshimin e emrave të rrugëve nuk është e re ajo daton së paku që nga viti 2019, atëherë kur dega e Beses në Tetovë kerkoi keto ndryshime, mirëpo pas ndërhyrjes së degës së SDSM-së në Këshillin Komunal ajo çështje u mbyll.

Por, sot për kredi politike Bili i Kasamit premton se gjoja pas zgjedhjeve komunale do t’i ndryshojë ato emra të komunizmit jugosllav nga rrugët e Tetoves me emra nga historia dhe kultura shqiptare.
Në fakt, Bili ka marr një përgjigje të prerë nga despoti i tij Micko se nuk do të ketë asçfarë ndryshimi të emrave të rrugëve jo vetëm në Tetovë por në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, por që Bili i VREDI-t po e mbështjell këtë urdhër të despotit Micko me gënjeshtrën e radhës siç janë zgjedhjet lokale, se pas tetorit do t’i vijë radha ndryshimit!

Dhe loja vazhdon mes despotit Micko dhe vasalit Bili, se ndryshim nuk do të ketë nga njëra anë dhe ndryshimi do të vijë pas zgjedhjeve komunale nga ana tjetër.

A është i mundur ndryshimi i emrave të neveritur që nga koha e komunizmit jugosllav nëpër rrugët e qyteteve me shumicë shqiptare?
Po, është i mundur nëse të gjitha partitë shqiptare bëhen bashkë dhe nuk do pranojnë të hyjnë në një qeveri që mban me dhunë ato emra të urryer për shqiptarët dhe nëse do ta bojkotojnë parlamentin apo do të protestojnë çdo ditë derisa të ndryshohen ato emra qelbesirash që qëndrojnë si merimanga mbi rrugët dhe sheshet e komunave me shumicë shqiptare, është e mundur.

Fatkeqësisht, subjektet politike tona nuk e duan këtë rrugë të sakrificës që i privon ato nga leverditë financiare dhe për pasojë, ata do të pajtohen me pushtetin për hir të interesave të ngushta klanore duke i bëre kurban interesat kombëtare.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu