Me pompozitet premtohet para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve anulohet. Tenderi për Sheshin ‘Skënderbeu’ anulohet nga Ministria e Transportit

Me gjithë premtimet e bujshme para zgjedhjeve, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka anuluar tenderin për fazën e tretë të sheshit “Skënderbeu” – vetëm një ditë para afatit të dorëzimit të dokumentacionit. Vendimi ka ngritur dilema të forta për seriozitetin dhe transparencën e procesit.

Tenderi, i shpallur më 17 tetor me vlerë 21.2 milionë euro, përfshinte ndërtimin e sheshit dhe të parkingut nëntokësor me mbi 400 vende. Më 3 nëntor, një ditë para afatit final, procesi u anulua me arsyetimin se dokumentacioni kishte “lëshime të konsiderueshme”. Që nga ajo ditë, nuk ka informacione nëse tenderi do të rishpallet.

Ky projekt ishte shndërruar në kartë kyçe politike të zyrtarëve shqiptarë të VLEN-it. Vetëm pak para zgjedhjeve lokale, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti deklaroi se Qeveria kishte siguruar 25 milionë euro për sheshin dhe parkingun modern, duke e paraqitur investimin si zgjidhje për mungesën kronike të parkimit në Çair dhe Çarshi. Po atë ditë, zëvendësministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri e quajti projektin “investimin më të madh në historinë e Çairit”, duke premtuar nisje të shpejtë të punimeve.

Pavarësisht premtimeve politike që përsëriten prej më shumë se një dekade, projekti ka ngecur që nga viti 2018, ndërsa sheshi “Skënderbeu” mbetet i papërfunduar përtej platosë aktuale dhe muralit me figurat historike shqiptare. Anulimi i fundit është një tjetër shtyrje në sagën e një premtimi të pambajtur, duke lënë qytetarët e Çairit të presin edhe më gjatë për zgjidhje reale të hapësirës publike dhe parkimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu