Më në fund shpërblehet puna e Esat Shalës, për 20 vjet mblodhi mijëra materiale të luftës!

Ka dy dekada që i riu nga Drenasi, Esat Shala, merret me koleksionimin e video-materialeve dhe fotografive që dëshmojnë krimet serbe që u kryen gjatë luftës së fundit në Kosovë. E së fundmi, puna e vëllait të dëshmores, Luljeta Shala, po shpërblehet. Esati i dorëzoi të gjitha materialet e grumbulluara në duart e shtetit, e nga Instituti për Krimet e Luftës në Kosovë, iu ofrua edhe një vend pune.

Gjatë luftës së Kosovës ishte vetëm 11-vjeçar.

Por, Esat Shala e mban në mend ditën kur në Krajkovë të Drenasit erdhi një lajm i rëndë.

E motra, Luljeta, kishte rënë dëshmore në Gorozhup të Pashtrikut, më 14 dhjetor të vitit ’98.

Nën komandën e komandant Mujë Krasniqit, Luljeta Shala kishte marrë rrugën nga Shqipëria për në Kosovë.

Por, një prite serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar, bëri që Luljeta të binte heroikisht bashkë me të fejuarin Hysen Bujupin.

E më të përfunduar lufta në Kosovë, Esat Shala vendosi që ta vazhdojë misionin e motrës.

Për plot 20 vjet, i riu nga Krajkova, mblodhi mijëra kaseta e fotografi të krimeve serbe në Kosovë.

“Me grumbullimin ia kam nis në vitin 2004-2005, në atë kohë i kam bërë 16-17 vjet, me kanë interesuar disa foto që na i ka bërë fotoreporteri i huaj, me nofkën Piteri, edhe kam arritur me i gjet disa foto të familjes të bëra në luftë, dhe duke i kërkuar këto fotografi, kam hasur në incizime të ndryshme”, tha koleksionisti i dëshmive të luftës, Esat Shala.

Por, cila është sasia e materialit që me mjete vetanake, arriti ta grumbullojë Esat Shala?

“Po deri më tani i kemi mbi 8 mijë orë incizime deri me sot, më herët kemi pasur më pak, por duke punuar në terren çdoherë, kemi grumbulluar më shumë. Çdoherë del dikush që më thirrë, dëgjoj që dikush e ka bërë një incizim dhe është çudi që hala nuk është shpenzuar materiali i luftës në popull që ndodhet”, tha Shala.

E puna e Esat Shalës, u shpërblye pas dy dekadave.

Kjo pasi të gjitha dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë, i dorëzojë në duart e shtetit.

Këtë e bëri së fundmi në Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë, ku iu ofrua edhe një vend pune.

“Ka ndodh ajo, i kam dorëzuar ato incizime, por tash kohën e fundit ma kanë ofruar edhe një vend pune aty, bashkëpunim me Institutin për Krimet e Luftës dhe shpresoj që në të ardhmen këto incizime që janë bërë në luftë, të shpërblehet kjo punë duke u dënuar shteti serb për krimet që i ka bërë”, tha Shala.

Në fund, nipi i mjekut të zhdukur në luftë, Hafir Shalës, ka një porosi.

“Ata që i kanë incizimet e luftës, iu bëj thirrje që tash e tutje t’i dorëzojnë në Institutin për Krime të Luftës, sepse është tash kjo është adresë zyrtare dhe e vetme që dorëzohen materialet e luftës”, bëri thirrje Shala.

Për angazhimin e Shalës, njoftoi edhe vetë Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, përmes një postimi në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Richard Grenell reagon pas protestës në Tiranë: “Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith!

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të...

A është Armend Kadrievski “ndryshimi” i pretenduar i Mendi Qyres në Strugë?

Në Strugë prej kohësh përflitet se Armend Kadrievski është një nga njerëzit më të afërt me Mendi Qyrën. Sipas zërave në terren, ai shihet...

Bedri Lika i kthen përgjigje të fortë Kostovskit: Nuk jeni as mbi xhaminë, as mbi të vërtetën

Pas deklaratës publike të kryetarit të Komunës së Butelit, Daeko Kostovski se gjatë hutbes së sotme tmë mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel...

Ali Ahmeti: Dje Prishtina, sot Tirana nesër Shkupi, bashkimi ynë është përgjigja më e fortë! (VIDEO)

Lideri Ali Ahmeti e përshkroi protestën në Tiranë si një vazhdimësi të përpjekjes mbarëkombëtare për drejtësi dhe dinjitet. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit shqiptar kundër...

Vazhdojnë SKANDALET/ Zbulohen Kontratat tek “NP- PARKINGU” të Bilall Kasamit (DOKUMENT)

Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur! Pas publikimit të qindra kontratave të dyshimta tek XHOB2011, tashmë janë zbuluar edhe kontrata në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu