Me 41.7 gradë Celsius, Shkupi dje ishte qyteti me temperaturën e tretë më të lartë në Evropë

Shkupi sot u rendit i treti midis qyteteve më të nxehta në Evropë, me 41,7 gradë Celsius të matur në fshatin Petrovec të Shkupit midis orës 14:00 dhe 15:00, njoftoi portali meteorologjik “Ogimet”, i cili mbledh të dhëna për motin nga e gjithë bota.

Qyteti turk i Ajdinit u rendit i pari me 42.6 gradë, i ndjekur nga Fetie, gjithashtu në Turqi, me 41.7 gradë. Vala e të nxehtit preku edhe pjesën tjetër të Turqisë, ku temperaturat tejkaluan 41 gradë në pesë qytete të tjera: Urfa (41.4°C), Antalia (41.3°C), Dikili (41.2°C), Izmir (41.2°C) dhe Manisa (41.2°C).

Pas Shkupit, me të njëjtën shkallë nxehtësie (41.2°C), ishin Merida (Spanjë) dhe Ser (Greqi).

Në mbarë botën, temperatura më e lartë sot u mat në Kuvajt – 47.2°C, ndërsa më e ftohta ishte në bazën ruse të Antarktidës Vostok me -75.5°C.

Sipas “Ogimet”, më shumë shi ra në Indi, erërat më të forta frynë në Grenlandë dhe vendi më i nxehtë mesatarisht në 24 orët e fundit ishte vendbanimi Xhaloni në Oman, me 44°C.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

Peci i çon fjalë LDK-së t’i bëjnë aminin VV-së: Zot runa, nëse na bllokojnë për zgjedhjen e presidentit

Faton Peci, kryetari i Mitrovicës nga Vetëvendosje, ka “kërcënuar” Lidhjen Demokratike të Kosovës se bijnë në përqindje njëshifrore nëse nuk i bëjnë aminin Vetëvendosje...

Limaj reagon për herë të parë pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka falënderuar votuesit e tij për mbështetjen, duke theksuar se rruga që ka ndjekur ka qenë “e drejtë”. Sipas rezultateve...

Stefoski nga VMRO-DPMNE zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Strugës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu