Mbi 2 milionë haxhinj mblidhen në malin Arafat

Në Jabal al-Rahmah (Kodra e Mëshirës) në Arabinë Saudite, vendi ku transmetohet se profeti Ademi dhe Hava u takuan në tokë dhe ku u pranua pendimi i parë, shënohet intensitet i njerëzve me rastin e vizitës së haxhinjve, raporton Anadolu.

Haxhinjtë arritën në rajonin e Arafatit që është afërsisht 25 kilometra larg Mekës, që nga mbrëmja e djeshme dhe kaluan natën duke lexuar Kuran dhe duke u lutur.

Këtu haxhinjtë mund të ndjekin programin e udhëzimit me ndihmën e sistemit të zërit të vendosur në tendat ku ndodhen. Disa haxhinjë në rajonin e Arafatit luten duke u ngjitur në Jabal al-Rahmah. Intensitet i madh njerëzish përjetohet përreth Jabal al-Rahmah në rajonin ku temperatura e ajrit tejkalon 45 gradë Celsius.

Haxhinjtë që do të largohen nga Arafati në orët e mbrëmjes do të shkojnë në Muzdelife. Këtu, haxhinjtë që do të kryejnë “Xhem-i tahir” duke bashkuar namazin e mbrëmjes dhe të natës në kohën e namazit të jacisë (të natës) dhe do të kryejnë lutje Muzdelife.

Më pas haxhinjtë që do të mbledhin gurët, që sipas ritit fetar, do të hidhen ndaj djallit në Muzdelife. dhe do të shkojnë më pas në zonën “Jamarat” në Mina.

Në ditën e parë të Kurban Bajramit, haxhinjtë do të hedhin 7 gurë ndaj “djallit të madh”. Pasi sipas ritualit, të kenë goditur me gurë djallin, pas therjes së kubanit dhe të jenë qethur, haxhinjtë do të heqin ihramin e tyre dhe në mundësinë e parë do të kryejnë tavafin e detyrueshëm të vizitës dhe faljes së haxhit. Kështu, ata do ta kenë përfunduar detyrimin e haxhit.

Sipas ritualeve, në ditën e dytë dhe të tretë të festës, në të njëjtën zonë, haxhinjtë do të hedhin 7 gurë përkatësisht ndaj djallit “të vogël, të mesëm dhe të madh”.

Ata që nuk kanë shkuar më parë do të shkojnë në Medinë dhe do të vazhdojnë adhurimet dhe vizitat e tyre atje. Haxhinjtë që largohen nga Meka do t’i japin lamtumirën Qabes dhe qytetit me një tavaf lamtumire.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be’er Sheva

Një raketë sapo ka goditur qendrën e Microsoft në Be'er Sheva, e cila ofron shërbime kritike për ushtrinë izraelite në fusha të tilla si...

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu