Masazhet kërcënuese të një premieri për shqiptarët

Micko me mesazh Bilit dhe lidereve të VREDI-t: “Kujdes si silleni mund të përfundoni më keq se Ali Ahmeti”!
Me tej ai ka shtuar:
“Disa kryetarë të komunave fituan mandatin fal votave të maqedonasve dhe nuk duhet të na zhgënjeni tha Micko”.

Kësisoj, dje me rastin e ditës së luftës revolucionare despoti Micko, në fjalimin e rastit i dërgoi një mesazh të qartë vasalëve të tij, të cilët gjithandej po rrahin gjoks se ne jemi fitues të zgjedhjeve lokale, ku shefi i tyre e dekonspiroi genjeshtrën e vredistëve kur tha se fal votatave të maqedonasve (apo të komitëve) disa kryetarë fituan mandatet e tyre.

Ky ishte kërcënim i hapur ndaj vasalëve të tij si dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi, ku siç tha ai në vend të merren me tema që i preokupojnë qytetarët ata merren me tema etnike me shqiponja dhe lepuj…

Në këtë mënyrë, kryekomiti Micko, kërkon të disciplinoj shqiptarët duke na bërë me dije se është ai që vendos deri ku shkon rezja e tyre e veprimit dhe sesi duhet të sillen shqiptarët e “Severnistanit” para despotit të Shkupit.

Menjëherë pas kësaj nderhyrje në shenjë përuljeje dhe falenderimi para despotit ka reaguar kryekomunari i ri Mexhiti, i cili fitoi mandatin falë votave plus të komitëve të VMRO-së, duke i dhënë mbeshtetje të hapur serbofilit të Kumanovës, Maks Dimitrievskit, për raundin e dytë më 2 nëntor.

Ja ky është servili Mexhiti që shkeli mbi dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, pasi po ky serbofili Maksi nje vit më parë mori pjesë ne promovimin e një libri propagandistik antishqiptar ku UÇK-ja emërtohej si organizatë terroriste.

Duhej një vit të kaloj nga kjo ngjarje të harrohet se kur serbofili Maks, krenohej se kishte marrë pjesë në promovimin e atij libri që përdhoste UÇK-në, ku sot vasali i Mickos, sharlatan Mexhiti, në shenjë falenderimi dhe servilizmi del hapur në mbështetje të antishqiptarit tashmë të deklaruar si Maksim Dimitrievski.

Kjo është linja e kuqe që secili lider shqiptar nuk duhej ta kalonte, në çdo rast kur nëpërkëmbet dinjiteti kombëtar dhe kur përdhoset simboli i rezitencës shqiptare siç është UÇK-ja, gjaku dhe ideali i çdo luftëtari të lirisë, shitet dhe blihet për një çik pushtet!

Me këte servilizëm të paparë të humbamenove vredistë kupa u mbush dhe pilafi nuk mban më ujë!

Megjithatë, lapangjozët e VREDI-t si “triumfues” të rremë në këto zgjedhje me vota komitësh, po ia kthejnë kusurin padronit të tyre Micko, gjithandej ku garojnë në raundin e dytë kandidatët e VMRO-së, duke i mbështetur ata përballë kandidatit shqiptar siç është rasti i Kërçovës.

Dhe për fund e gjithë kjo maskaradë antishqiptare në këto zhvillime ka një emër, ajo quhet vasalitet dhe nënshtrim me hosanara nga VREDI, si dega më re e VMRO-së!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fatmir Limani: “NUK BËHET KËRÇOVA… !

FATMIR LIMANI “NUK BËHET KËRÇOVA… ! Është e kotë ta mohoj që lidhja me rrënjët, me vendin e babës e nanës, të zemrës dhe të mendjes,...

VLEN i jep mbështetje edhe Labudoviçit të ZNAM-it në komunën Qendër

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

Gjenerali Wesley Clark konfirmohet edhe zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit

Wesley Clark, ish-Komandanti i Aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur bota, NATO-s, gjatë kohës së luftës në Kosovë, është konfirmuar edhe zyrtarisht...

Deputeti bullgar Kovaçev: 216 mijë maqedonas posedojnë pasaporta bullgare

MAQEDONI E VERIUT Deputeti bullgar Kovaçev: 216 mijë maqedonas posedojnë pasaporta bullgare 24/10/2025 Eurodeputeti bullgar nga partia GERB, Andrej Kovaçev thotë se nuk është e lehtë...

VLEN jep mbështetje për Miroslav Labudoviç

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati për kryetar të komunës së Qendër nga ZNAM, Miroslav Labudoviç, do të ketë mbështetjen edhe të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu