Maqedonia e Veriut ka një rënie prej 33 mijë banorëve, qeveria paralajmëron masa për rritjen e natalitetit

Autoritetet maqedonase kanë ngritur alarmin për rënien e ndjeshme të popullsisë në vend. Sipas të dhënave zyrtare, Maqedonia e Veriut ka humbur mbi 33 mijë banorë në katër vitet e fundit, një trend shqetësues që po përshpejton zbrazjen demografike të vendit.

Kryeministri Hristijan Mickoski e cilësoi situatën si dramatike, duke e krahasuar këtë rënie me “zhdukjen” e një qyteti të tërë, si Kërçova. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai u bëri thirrje të rinjve të martohen dhe të kenë më shumë fëmijë, ndërsa paralajmëroi edhe masa të diskutueshme si taksa për personat e pamartuar.

“Nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta. Dhe nuk ka asgjë më të dhimbshme se kjo që sot shteti ynë po zbrazet në heshtje. Është koha për një shtet ku do të lindin më shumë fëmijë”, tha Mickoski.

Ndërkohë, nga Qeveria në Shkup është paralajmëruar një paketë masash për përballimin e krizës demografike. Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale dhe Demografisë, theksoi se nevojitet një qasje e gjithanshme dhe e koordinuar për të ndalur këtë trend.

“Rimëkëmbja demografike duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijë aspektet populluese, migratore, familjare, si dhe ato ekonomike, sociale dhe rajonale”, tha Limani.

Statistikat e vitit 2024 janë veçanërisht alarmante: janë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 20.201 persona, që përkthehet në një rënie natyrore prej 4.140 personash brenda vetëm një viti.

Me këto ritme, ekspertët paralajmërojnë se vendi përballet me një krizë të thellë demografike që mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social në dekadat e ardhshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

Dramë në Shtëpinë e Bardhë: Shefi i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat gjatë një takimi me Trump-in

Drejtori i një kompanie farmaceutike humbi ndjenjat sot në Shtëpinë e Bardhë gjatë fjalimit të Donald Trump për çmimet e barnave për dobësim, çka...

“Pusho e qetë në parajsë”, fjalët e babait të studentes që vdiq tragjikisht në Tetovë

Babai i studentes 25-vjeçare, Daorsa Spahija nga Gjakova e cila u gjet e vdekur të mërkurën mbrëma në Tetovë ka reaguar me një postim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu