Maqedoni e Veriut/ Nis seanca për votimin e kryeministrit të ri, Talat Xhaferi: Do i mbetemi besnikë politikës së BE-së

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur seanca ku do të votohet për qeverinë e Talat Xhaferit, i cili do të bëhet politikani i parë shqiptar që do të ketë postin e kryeministrit në këtë shtet.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Xhaferi u shpreh se qeveria teknike që ai do të udhëheqë, do të përmbushë prioritetet strategjik”

Duke e marrë parasysh se kjo qeveri është propozim pas negociatave të partive politike, unë dhe qeveria që do të udhëheq, do të zbatojmë politikat e pranuara.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mandat për përmbushjen e prioriteteve strategjike.

Sundimi i të drejtës, lufta kundër korrupsionit, mbetet politika qendore dhe strategjike e qeverisë.

Një shqiptar në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, presidenti Begaj mesazh: Urimet më të përzemërta Talat Xhaferit
Rekomandimet e OSBE ODIHR në bashkëpunim me Kuvendin, do të jenë pikënisja për implementin për ndryshime në legjislacionin zgjedhor.

Do ruajmë parteritetin në kuadër të aleancës së NATO, do i mbetemi besnikë politikës së Bashkimit Evropian.

Lufta kundër gjuhës së urrejtjes, do të jetë obligim i qeverisë edhe më tej. Do të mbështesim investimet për kulturën dhe zhvillimin e sportit në vend.

Më lejoni të falenderoj për besimin e dhënë, Ali Ahmetin, Presidentin Pendarovski dhe deputetët në Maqedoninë e Veriut”, theksoi ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu