Mali i Zi drejt revolucionit të punës – Orari 7 orë në ditë, jo më 8!

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq ka bërë të ditur se Mali i Zi është afër një vendimi për futjen e orarit shtatëorësh të punës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spajiq ka thënë se synimi i këtij ndryshimi ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Malit të Zi.

“Pas shqyrtimeve të gjera se si të gjejmë një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, mund të konfirmojmë se jemi afër zgjidhjes në lidhje me futjen e orëve shtatë orëshe të punës. Nga fillimi i javës së ardhshme, ministrja Naida Nišić do të udhëheqë bisedimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësit, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme. Synimi është që përmes konsultimit të gjerë të realizohet një nga reformat më të mëdha në fushën e punës që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë dhe më shumë kohë për familjet, por edhe punën në mënyrë më efikase dhe produktive. Pikerisht ne menyren e zbatimit te programeve Evropa Now 1 dhe Europe Now 2 – me marreveshjen e punedhenesve dhe sindikatave – hapa konkrete dhe ne rast te reformimit 7h ore pune do te merren ekskluzivisht me mbeshtetjen e plote te partnerve social. Ne besojmë se ministri Nišić do të bëjë gjithçka në emër të Qeverisë për të arritur një marrëveshje në kohën optimale me qëllim të përmbushjes së pritjeve të qytetarëve dhe forcimit të pozitës së të gjithë punonjësve në vendin tonë”, ka shkruar Spajiq. /21Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu