Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur në takim anëtarë nga Shoqata e Shqiptarëbe mbrojtës të Kroacisë dhe pjesëtarë tjerë të komunitetit shqiptarë në Kroaci.
Ahmeti mes tjerash ka kujtuar kontributin e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovc si dhe të Bekim Berishës-Abeja në luftën e Kroacisë.
Për Ahmetin shqiptarët e Kroacisë dhe sakrificat e tyre janë dëshmi e pathyeshmërisë dhe qëndresës për liri dhe dinjitet.
Postimi i plotë i Ali ahmetit
Sot pata kënaqësinë e veçantë të pres në takim anëtarët e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare, të udhëhequr nga Gjenerali i nderuar Esad Çollaku – Kryetar i Unionit të shqiptarëve të Kroacisë dhe Tomë Kaqinari – Bashkësisë së Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës në Kroaci.
Të gjithë ata, bashkëluftëtarë të heronjve tanë Fehmi e Xhevë Lladrovci, si dhe të Bekim Berishës – Abeja, emra që mbeten përgjithmonë të gdhendur në kujtesën e kombit.
Në një atmosferë vëllazërore e respekti të ndërsjellë, ndamë kujtime dhe përvoja mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë dhe mbi sakrificat e tyre, të cilat janë dëshmi e pathyeshmërisë dhe qëndresës për liri e dinjitet.
Gjithashtu shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se gjaku i derdhur për liri na bashkon përgjithmonë dhe forcon lidhjen tonë historike si popuj që luftuan krah për krah për të drejtën dhe dinjitetin kombëtar