Luftë mes “heronjve të Facebook-ut”: Taravari dhe Fetai akuzojnë njëri-tjetrin

Përplasje mes “heronjve të Facebook-ut”: Taravari dhe Fetai akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti politike
Një përplasje e ashpër politike ka shpërthyer mes Arben Fetait, ende pjesë e koalicionit VLEN dhe në pushtet, dhe ASH-së së Arben Taravarit, që tani vepron si opozitë. Të dyja palët po shkëmbejnë akuza të ndërsjella për tradhti politike, pazare dhe hipokrizi – ndërkohë që përplasja po luhet publikisht, veçanërisht në rrjetet sociale, ku janë shfaqur si “heronj të Facebook-ut”, që luftojnë më shumë me statuse se me ide konkrete.

Fetai pretendon se ka zbuluar prapaskenat e ndarjes nga VLEN, duke ironizuar kërkesat për lista të ndara dhe sondazhe të pavarura, që sipas tij nuk ishin asgjë tjetër përveç një justifikim për pazare me BDI-në për ndarjen e komunave, të cilat i quan “karamele të dhuruara nga Ali Ahmeti”.

“Na thanë po ndahemi nga VLEN sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash.
Pastaj e zbuluan pazarin: BDI ‘na jep’ Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën për njërin krah, e Haraçinën dhe Studeniçanin për tjetrin, si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë.
Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe shpallni 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit,” ka deklaruar Fetai.

Në anën tjetër, ASH – Taravari ka reaguar ashpër përmes një kumtese, duke e akuzuar Fetain dhe të tjerë si “vasalë të pushtetit”, të cilët në këmbim të zyrave dhe privilegjeve, po godasin opozitën reale. Ata ironizojnë me faktin se shumica e sulmeve ndaj Taravarit ndodhin në Facebook, duke i quajtur “heronj të Facebook-ut”.

“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë.
Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin.
Na kanë kërkuar që t’u tregojmë sondazhe e emra, duke na quajtur me të drejtë burra… ama burrat flasin vetëm me burra!
Na tregoni sa komuna do të merrni ju, heronj të Facebook-ut, vazalë të vazalëve?!” – thuhet në reagimin e ASH-së.

Të dyja palët pretendojnë legjitimitet, por debati po rrëshqet gjithnjë e më shumë në fushën e përplasjeve personale dhe të retorikës agresive në rrjetet sociale, larg çdo dialogu real politik.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu