LSDM për incidentin në Kumanovë: Edhe sa njerëz duhet të vriten që Toshkovski të japë dorëheqje

Incidenti i fundit i armatosur në Kumanovë është incidenti më serioz në prag të zgjedhjeve lokale, i cili ngre shqetësime serioze për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, theksohet në kumtesën e LSDM-së

Nga LSDM për inicdentin thonë se po ndodh një shembje totale e sistemit të sigurisë dhe një fiasko e ministrit Pançe Toshkovski.

LSDM kërkon nga institucionet kompetente menjëherë të zbardhin rastin dhe të informojnë opinionin.

”Kërkojmë edhe përgjegjësi politike nga Pançe Toshkovski. Kjo që po ndodh vazhdimisht është e dënueshme dhe e papranueshme. Rrugët e Maqedonisë janë shndërruar në Perëndim të egër. Të shtënat me armë janë një dukuri e përditshme, qytetarët nuk ndihen të sigurt”, thonë nga LSDM

Sipas noftimeve nga mediat, në vendin ku ndodhi sulmi me armë zjari sot ka mundur një fëmijë të vdesë teksa kthehej nga shkolla.

A duhet që qytetarët me automjete të blinduara t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë?, pyesin nga LSDM

LSDM paralajmëron se incidente të tilla nuk janë të izoluara dhe tregojnë paaftësinë e plotë të Toshkovskit dhe VMRO-DPMNE-së.

Edhe sa njerëz të tjerë duhet të vuajnë, sa njerëz të tjerë duhet të vriten që Toshkovski të japë më në fund dorëheqje? Dorëheqje të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për shkak të kolapsit të dukshëm sistematik të sigurisë publike dhe parandalimit të pamjaftueshëm të incidenteve të dhunshme duhet të ketë”, thonë nga LSDM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

Londrimi ‘djeg’ shtëpinë: Klodit biletën e koncertit- Olta shpërthen: ‘Dashuria është vëmendja!

Në Big Brother VIP Kosova 4, kapiteni i javës, Londrimi, u vu përballë një vendimi të veçantë: ai duhej të zgjidhte një banor që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu