Lloga porosi Apasievit: Neofashisti që feston fitoren ndaj Titos së tij

Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, shkruan ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në një postim në rrjetet sociale, duke i çuar porosi kryetarit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

Ky i fundit më herët kishte njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar në ekstrakte Nismën e së Majtës kundër përkatësisë etnike në çertifikata.

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi të nisë procedurë për pjesët e tre neneve të Ligjit të Gjendjes Civile, të cilat përmbajnë fjalën “kombësia” në certifikatën e lindjes, martesës dhe vdekjes. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kishte miratuar vendimin që në çertifikata të evidentohet edhe kombësia e çdo qytetari, kjo me qëllim që të evitojë çdo keqpërdorim, sidomos në pjesën e punësimeve, ku shumica e maqedonasve së fundi janë punësuar përmes një deklarata noteriale duke u deklaruar si shqiptarë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu