Lloga: ‘One Stop Shop’ është produkt i LSDM-BDI-ASH, jo i qeverisë që e vonoi një vit

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj promovimit të sistemit “One Stop Shop” në vendkalimin kufitar Bllacë, duke theksuar se merita për këtë projekt i takon qeverisë së kaluar, e përbërë nga shumica parlamentare LSDM-BDI-ASH në vitin 2023.

Sipas Llogës, qeveria aktuale VLEN-DPMNE nuk vetëm që nuk ka kontribuar në zhvillimin e projektit, por ka qenë përgjegjëse për vonesën gati njëvjeçare në vënien e tij në funksion.

“Shumica parlamentare e atëhershme LSDM-BDI-ASH e vitit 2023 është e vetmja meritore për vendosjen e sistemit One Stop Shop. Shumica aktuale VLEN-DPMNE është përgjegjëse për vonesat gati njëvjeçare në lëshimin në përdorim të tij. Urime qytetarëve të 🇲🇰 dhe 🇽🇰!” – shkruan Lloga në rrjete sociale.

“One Stop Shop” është një projekt që synon të përshpejtojë dhe lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke bashkuar procedurat doganore dhe policore të të dyja vendeve në një pikë të vetme kontrolli.

Projekti është pjesë e përpjekjeve për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin ekonomik, dhe është përmendur shpesh si një nga rezultatet konkrete të bashkëpunimit të mëhershëm mes Shkupit dhe Prishtinës, me mbështetje edhe nga partnerë ndërkombëtarë.

Reagimi i Llogës vjen në një kohë kur qeveria aktuale po promovon këtë projekt si sukses të vetin, duke u përballur me kritika për përvetësimin e arritjeve të paraprakëve.


REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

Çmimet e banesave u rritën për 25 përqind brenda vitit

Që të parandalohet rritja e çmimeve të banesave gjatë këtij viti, është e nevojshme të rritet oferta, pra të ketë intensifikim të ndërtimit të...

Muftinia Kumanovë: 20 vjet pa Hoxhë Jakup Asipi

HOXHË JAKUP EF. ASIPI (1951-2006) Hoxhë Jakup ef. Asipi u lind më 02.02.1951 në fshatin Sllupçan – Likovë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, atë te...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu