Lloga në Luboten: Zeqirja Ibrahimi të ndjekë shembullin e Limanit dhe të mbështesë kandidatin e vetëm shqiptar në Butel

Krenar Lloga, ka shpërndarë një mesazh të fortë nga Luboteni, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 19 Tetorit dhe domosdoshmërinë për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në pushtetin lokal.

“Jam i nderuar nga mundësia t’u drejtohem lubotenasve të urtë e të dashur,” – tha Lloga, duke nënvizuar se dita e zgjedhjeve është një mundësi historike për shqiptarët në Butel dhe Çashkë që të kenë në krye një përfaqësues të shumicës së popullsisë.

Ai përmendi rastet e suksesshme të bashkimit shqiptar në Strugë në vitin 2005 dhe në Kërçovë në vitin 2013, duke thënë se tani është radha e Butelit dhe Çashkës të bëjnë të njëjtën gjë përmes kandidatit shqiptar, profesorit Isamedin Azizi.

Lloga u ndal edhe tek zhvillimet në Kërçovë, duke përshëndetur deklaratën e kandidatit të VLEN-it, Fatmir Limani, i cili në një intervistë për MTV2, tha se në raundin e dytë do të mbështesë vetëm një kandidat shqiptar.

“Kjo deklaratë burrërore më shtyu që, në vendlindjen e kryetarit të Alternativës, Zekirja Ibrahimi, të kërkoj që edhe ai të shprehet qartë pro kandidaturës së vetme shqiptare në Komunën e Butelit”, tha më tej Lloga.

Ai e mbylli mesazhin e tij me thirrjen për unitet dhe bashkëpunim:

“Bashkë ta shkruajmë një histori që do të na nderojë të gjithëve.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Patriotizëm i rremë në emër të kanalizimeve – Shfaqja e trishtueshme e Kaltrina Zekolli Shaqirit në Luboten

Nga njëra anë, lot për dëshmorët. Nga ana tjetër, buzëqeshje e gjerë përpara kamerave në krah të Hristijan Mickoskit. Kjo është skena e fundit...

Vota e zhveshur e GUXO-s pa VV-në zbardhet për herë të parë, në asamble të Prishtinës morën veç 2%

Partia GUXO e krijuar nga Vjosa Osmani tash e mbetur nën udhëheqje të Donika Gërvallës dhe Faton Pecit – për herë të parë pas...

Sela: Emir Sulejmani do të jetë kryetar i ardhshëm i Zhelinës

Në fshatin Novosellë, vendlindjen e kandidatit për Kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me ekipin...

Bujar Osmani nga GaziBaba: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft!

Bujar Osmani: Çairi është çelësi i ndryshimit, është koha të themi mjaft! Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm...

Në të gjithë Kosovën VV del parti e 3-të, LDK e para!

LDK del partia më e votuar në nivel republikan – VV bie në vendin e tretë Sipas rezultateve përfundimtare të numërimit të votave për asamble...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu