Në rrjete sociale, Lirim Memetaj ka publikuar një postim të ashpër shoqëruar me fotografi, ku ai akuzon se zyrtarja policore e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Marigona Beadini, po kujdeset për sigurinë fizike të Dejona Mihailit në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas Memetajt, Beadini është caktuar jashtë çdo rregulli zyrtar për të shërbyer si “police private” e Mihailit. Ai thotë se një trajtim i tillë përbën shfrytëzim të resurseve shtetërore dhe ngrit mbi qytetarët një person që, sipas tij, “nuk mban asnjë funksion shtetëror” për të pasur sigurim të tillë.
Memetaj pretendon se Inspektorati Policor i Kosovës e ka trajtuar rastin dhe ka konstatuar shkelje, por – sipas tij – nuk ka ndërmarrë masa disiplinore, duke e cilësuar situatën si dëshmi të “shtetit të kapur”.
Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa deri tani nuk ka asnjë konfirmim apo reagim zyrtar nga Policia e Kosovës apo IPK lidhur me këto pretendime.
Në përfundim të postimit të tij, Memetaj i drejtohet edhe vetë Mihailit me fjalët: “Dejona, mos u tut.”
