Limani: Mes Deharit dhe Jovanovskit, të votohet më i miri!

Kandidati i pavarur për Komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, duke bërë thirrje që në balotazhin e ardhshëm qytetarët të votojnë “më të mirin”, mes Fatmir Deharit të Aleancës Kombëtare për Integrim dhe Aleksandar Jovanovskit të VMRO-DPMNE-së. Në qëndrimin e tij publik, Limani tha se rezultati i raundit të parë tregon një qëndrueshmëri të mbështetjes për kryetarin aktual të komunës, ndërsa theksoi se vota e qytetarëve është vendimtare dhe duhet respektuar.

“Është krejt e qartë se votuesit shqiptarë kanë shprehur një vlerësim relativisht të qëndrueshëm për kryetarin ekzistues. Kjo vlen si për rezultatet e tij në komunë, ashtu edhe për figurën e tij morale dhe politike, pavarësisht çdo skeme për të ruajtur votën në favor të tij. Ky rezultat shumë kërçovarëve mund t’u duket i padrejtë, por populli foli, ashtu si di ai”, ka thënë Limani. Ai kujtoi se ishte zotuar që në fillim të fushatës të mbështeste çdo kandidat shqiptar që do të arrinte në raundin e dytë, duke nënvizuar se këtë e bën pa paragjykime dhe pa shfrytëzuar dobësitë e askujt.

“Jam luftëtar që në ring shoh të godas drejt dhe përpara, e jo poshtë, nën brez. Me këtë veprim ndjehem se kam përmbushur zotimin tim para mërgatës në Zvicër”, theksoi Limani. Sipas tij, populli tashmë ka vendosur dhe është koha që qytetarët të votojnë të ndërgjegjshëm në balotazh. “Unë do bëj thirrje të votohet më i miri, duke besuar se këtë herë qytetarët në tërësinë e vet do dinë të votojnë, duke peshuar gjithçka. Për këto arsye ndjej se zotimi im është i përmbushur”, shtoi ai.

Në fund, Limani theksoi se do të vazhdojë të punojë për Kërçovën dhe të realizojë projektet e premtuara, pavarësisht se kush fiton në raundin e dytë. Ai përfundoi mesazhin e tij me një thirrje simbolike për t’u kthyer tek vlerat e Rilindjes Kombëtare: “I mëkuar me Rilindjen dhe rilindasit që në barkun e nënës, do bëj thirrje që të lexojmë ata, në çdo moshë! Kështu do kuptojmë veten e veset tona, por dhe të tjerët! Fishta më vjen në mend i pari… çdo kohë është e mirë për Rilindje!”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dallimi mes AKI-së dhe VLEN-it në listat për këshilltarë është mbi 23 mijë vota

Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partia në pushtet VMOR-DPMNE mori numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet...

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Nano është...

Xhafer Tahiri lidh koalicion me LVV-në në Vushtri për balotazh pa miratimin e LDK-së, Kurti shkon në “ceremoni”

Xhafer Tahiri lidh koalicion me LVV-në në Vushtri për balotazh pa miratimin e LDK-së, Kurti shkon në “ceremoni” Xhafer Tahiri, kandidati i Lidhjes Demokratike të...

Numërohen 100% të votave, Suat Shaqiri kryetar i Çashkës

Janë numëruar të gjitha vendvotimet në komunën e Çashkës dhe sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), mësohet se Suat...

Hoxha Bedri Lika kritikon shqiptarët që votuan Darko Kostovskin: Nëse nuk i hapni sytë, do t’ua hapin!

Hoxha i njohur Bedri Lika ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve lokale në Komunën e Butelit, duke drejtuar kritika të forta ndaj shqiptarëve që kanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu