Ligji i gjuhëve, Taravari: Kjo që bën Gjykata Kushtetuese është jashtë logjike dhe jashtë çdo norme njerëzore

Një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, në një prononcim për media foli për situatën aktuale të krijuar në vend, saktësisht për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritetet të merret më 11 dhjetor. Taravari theksoi se gjithë kjo katrahurë është si pasojë e papërgjegjshme nga qeveria e kaluar.

“Kjo situatë kaotike ka ardhur si pasojë e ish pushtetit, ku kishim një qeveri të papërgjegjshme. Gjitha këto punë kanë mund të mbyllen shumë më herët. Madje, edhe rasti kur u dërgua në Komisionin e Venedikut e kanë pasur njeriun e tyre që tash është deputet i BDI-së, që atëkohë ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Është dasht të mbyllet ky problem e mos të trashëgojmë ne problemet e tyre”, tha Taravari.

Sipas tij, kjo që bën Gjykata Kushtetuese është jashtë logjike dhe jashtë çdo norme njerëzore. “Më gëzon fakti shumë që gjykatësit shqiptarë do ta bojkotojnë këtë seancë, sepse kjo që bënë Gjykata Kushtetuese është jashtë çdo logjike dhe jashtë çdo norme.

Nëse merret një vendim që duhet të revidohet komplet ligji, kjo do të jetë situatë jo e mirë për shqiptarët por edhe për tërë vendin”, tha Taravari.

Ai gjithashtu theksoi që dy popujt që krijojnë shtyllën e stabilitetit në vend janë populli shqiptarë dhe maqedonas, që së bashku janë 90%. “Çdo raport jo i mirë mes këtyre dy popujve krijon telashe në gjithë vendin”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Mosmirënjohëse, prisja një faleminderit”, Mateo i zhgënjyer nga Brikena

Pas momentit me Brikena Selmanin në shtëpinë e Big Brother VIP, Mateo, ka folur në dhomën e rrëfimit për vendimin e tij për t’i...

Serwer: “Bota serbe” është kërcënim vdekjeprurës për Ballkanin dhe fund i shpresave të Serbisë për BE-në

Profesori amerikan i Universitetit Johns Hopkins dhe njohësi i njohur i Ballkanit, Daniel Serwer, vlerëson se koncepti i ashtuquajtur “Bota serbe” përfaqëson një rrezik...

SPAK-u po vjen në Kosovë, Altin Dumani mes kandidatëve kryesorë për drejtimin e SPAK-Kosova

Në bashkëpunim mes Qeverisë së Kosovës dhe Administratës Amerikane, edhe në Kosovë do të themelohet SPAK-u! Nga burime të disa mediave kosovare merret vesht se...

Valon Syla: Albin, mos lësho pe, se sa ma budallë, ma i poshtër, ma shumë po dhezë

Opinionisti Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë, duke ironizuar kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për zgjedhje të reja,...

Arabia Saudite nis sulme ajrore në Jemenin lindor

Forcat Ajrore Mbretërore Saudite kanë kryer sulme ajrore kundër separatistëve nga Këshilli Kalimtar Jugor (STC) në Al Ghaydah, kryeqytetin e Guvernatorit Al Mahrah në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu