Liderët e Vlen nga Strugë: Mbështetje për Mendi Qyrën – mesazh Ziadin Selës, mos i ik garës

Në Strugë është hapur zyrtarisht shtabi zgjedhor i koalicionit Vlen, ku në prani të strukturave partiake dhe simpatizantëve, liderët e këtij koalicioni shpalosën platformën e tyre politike, duke theksuar rezultatet e arritura deri më tani në qeverisje dhe përfitimet konkrete për qytetarët.

Gjatë fjalimeve, drejtuesit e Vlen-it potencuan se angazhimi i këtij koalicioni në ekzekutiv tashmë ka filluar të japë frytet, veçanërisht në përfaqësimin e drejtë, investimet dhe projekte konkrete në të gjitha komunat shqiptare.

Pjesa më e komentuar e takimit ishte shpallja e qëndrimit të qartë për zgjedhjet lokale në Strugë. Liderët e Vlen konfirmuan se ky koalicion do të garojë me listën e vet për këshilltarë në Këshillin Komunal, ndërsa për kryetar komune do të mbështesin kandidatin e pavarur Mendi Qyrën.

“Në këto zgjedhje, për këshilltarë do të dalim me listën tonë të përfaqësimit, por sa i përket kryetarit të komunës, jemi të vendosur ta mbështesim fuqishëm kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës, një figurë që bashkon qytetarët, përtej partive politike”.

Nga foltorja, liderët e Vlen sfiduan hapur oponentët e Frontit Europian, duke theksuar se gara politike në Strugë duhet të jetë e hapur dhe demokratike. Ata në mënyrë të drejtpërdrejtë sfiduan një nga liderët e Frontit, Ziadin Selën, që të mos i shmanget përballjes në këto zgjedhje dhe të lejojë qytetarët të vendosin lirshëm mes kandidatëve.

“Ftoj Ziadin Selën të mos i ik garës me Mendi Qyrën. Nëse ka besim te mbështetja që pretendon se ka, le të dalim të gjithë përballë qytetarëve dhe ata të vendosin”, thanë drejtuesit e Vlen, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

Zyrtarët e Vlen theksuan se Struga ka nevojë për një qasje të re, larg klaneve të vjetra politike dhe interesave personale. Sipas tyre, bashkimi rreth kandidatit të pavarur Mendi Qyrës është “shansi i vetëm” për ta nxjerrë Strugën nga bllokadat politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu