Liderët e BE-së takohen në Bruksel për të biseduar për sanksione kundër Rusisë

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat për t’i shmangur tarifat e reja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mënyrën për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Shumica e liderëve do të vijnë nga një samit i shkurtër, por intensiv i NATO-s, ku ata u zotuan të mërkurën për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtje dhe kufizuan disa prej dallimeve të tyre me presidentin amerikan, Donald Trump.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e BE-së përmes video konferencës, pas takimit të tij me Trumpin të mërkurën në Hagë.

NATO, e udhëhequr nga SHBA-ja, nuk i kushtoi rëndësi Ukrainës gjatë samitit, por lufta e Rusisë në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për BE-në.

Krerët e bllokut do të bisedojnë për rundin e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe nëse do të vazhdojnë ta mbajnë çmimin tavan për naftën ruse. Këto masa po kundërshtohen nga disa vende, sepse mund t’i rrisin çmimet e energjisë.

Ndërkohë, kërcënimi i Trumpit me tarifa po rëndon mbi BE-në, e cila negocion marrëveshje tregtare në emër të të gjitha 27 vendeve anëtare. Trumpi e sulmoi Spanjën të mërkurën për mosshpenzim të mjaftueshëm në mbrojtje dhe sugjeroi tarifa të reja.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e kritikoi Trumpin për nisjen e një lufte tregtare me aleatë të vjetër.

Liderët evropianë janë gjithashtu të shqetësuar për pasojat nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe BE-ja po shtyn për ringjalljen e negociatave diplomatike me Iranin për programin e tij bërthamor.

Vendet anëtare të BE-së kanë mosmarrëveshje të brendshme për të kapërcyer. Ato janë të ndara në lidhje me politikat ndaj Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës. Dhe, partitë e majta po kritikojnë shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për largimin nga drejtimi i politikave klimatike të BE-së në favor të investimeve ushtarake, transmeton REL.

Mbrojtja dhe siguria ka gjasa të jenë në krye të agjendës. Samiti do të përfundojë me një deklaratë përfundimtare që do të përcaktojë agjendën e bllokut për katër muajt e ardhshëm dhe do të shërbejë si tregues i ndjesive politike në Evropë mbi çështje kryesore rajonale dhe globale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu